Tetori rozë/ Mjekja: Vitet e fundit është rritur ndërgjegjësimi i grave për kontrolle! Diagnoza e hershme rrit mbijetesën

1 Tetor 2020, 15:45| Përditesimi: 1 Tetor 2020, 17:02

  • Share

TIRANË- Me nisjen e muajit tetor kemi hyrë zyrtarisht në muajin e sensibilizimit të kancerit të gjirit. Fjongoja rozë është simboli i këtij muaji që i kushtohet ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Mjekja onkologe, Dhurata Tarifa thotë për Report Tv se kanceri i gjirit është një sëmundje e kurueshme nëse zbulohet në stad të hershëm.

"Në vendin tonë ka një rritje të incidences dhe duhet e jemi shumë më vigjilent të kapin kancerin në fazat sa më të hershme. Kjo fillon me kujdesin e vet pacientes, që duhet të bëjë vetëkontrollin, çdo grua, kontrolli duhet të filloje që në moshën 30 vjeç e lartë, ka raste të rralla që mund të ndeshim tumore në mosha më të reja.  Çdo grua sidomos mbi 40-vjeç duhet të bëjë kontrolle dhe vizita çdo vit tek mjeku. Gratë mbi 50 vjet të detyrueshme të bëjnë mamografi 1-2 vjet shpeshtësi", tha Tarifa për Report Tv.

Mjekja thotë s  tek grupi i riskut të lartë bëjnë pjesë gratë që kanë të afërm të prekur nga kjo sëmundje.

"Grup risku i lartë janë gratë që kanë histori familjare të afërt, duhet të kenë përkujdesje më të shtuar se grupi tjetër i grave, të këto gra vetëekzaminimi duhet të fillojë në mosha më të hershme", shtoi Tarifa.  

Gjatë viteve të fundit ka një rritje të sensibilizimi i grave për kontrolle më të shpeshta tek mjeku. "Në vitet e fundit ka një ndryshim, rritje e ndërgjegjësimit të grave falë medias dhe punës së mjekëve duke dalë në media, që gratë të sensibilizohen më shumë se është në favor të tyre një diagnozë e hershme. Sensibilizimi si në popullësi qytetarë dhe në atë rurale ka një rritje, por më shumë duhet të ketë sidomos për popullsinë rurale, por vitet e fundit është rritur", tha ajo.

Për 8 vite me radhë Repor Tv bëhët pjesë e fushatë sensibilizuese për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit për të kujtuar çdo grua që kontrollet tek mjeku shpëtojnë jetë!

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?