Teuta i jep fund krizës duke zhytur Dinamon, Tirana s’e llogarit Kastriotin për kreun

7 Dhjetor 2021, 18:49| Përditesimi: 7 Dhjetor 2021, 18:52

  • Share

Teuta është rikthyer te fitoret pasi ka mposhtur me rezultatin 0-1 Dinamon në Elbasan Arena. Goli vendimtar u realizua në pjesën e dytë dhe ishte autogol i Bakajt, portierit që deri më tani ka bërë shumë mirë.

Kjo ishte fitorja e parë e Teutës në katër ndeshjet e fundit, por ndërkohë fundos Dinamon që këtë sezon ka shumë ulje-ngritje. Kjo humbje për nëndetësen vjen pas disfatës 5-0 kundër Laçit dhe rrezikon serozisht trajnerin Shkëmbi.

Ndërkohë sfida tjetër e ditës së sotme mes Tiranës dhe Kastriotit është fituar 3-0 nga bardheblutë, që vijojnë të paktën edhe për një javë te qetë në krye të Superligës. Sakaq Kastrioti i vendit të fundit duket se ka pak shpresë për të mbijetuar këtë sezon.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?