Sport

Teuta s'e 'kapërdin' Skënderbeun! Të hënën supersfida Kukësi-Tirana, Shehi: Vlen për titullin

21 Nëntor 2021, 16:25| Përditesimi: 21 Nëntor 2021, 17:47

  • Share

Teuta-Skënderbeu, ndeshja e vetme e javës së 9 të Superligës e zhvilluar ditën e dielë është mbyllur pa fitues, por me shifrat 2-2. Fillimisht në Kamzë realizuan korçarët, ndërsa më pas Teuta që ishte pritëse përmbysi me Vilën, por në fund shifrat u vulosën nga Bajrami.

Kjo javë e Superligës mbyllet të hënë kur një nga dy sfidat është mes Kukësit ndjekës dhe Tiranës kryesuese.

‘Kundërshtarët janë të dytët në klasifikim dhe është një ndeshje e fortë, mes rivalëve. Kështu që do përgatitemi me të gjithë forcat për ta trajtuar si ndeshje shumë serioze dhe mes dy rivalëve për objektiva madhore,’-deklaron Orges Shehi, trajneri i Tiranës.

Ndeshja tjetër e ditës së hënë është mes Dinamos dhe Egnatias, me ‘nëndetësen’ që vjen pas kualifikimit në Kupë në dëm të Tiranës.

‘Është normale që pas 120 minutave lodhja fizike, por edhe psikologjike kanë të bëjnë pak, por jemi në një moment ku nuk duhet të shfajsohemi dhe të bëjmë maksimumin për t’u rikthyer te fitoret në kampionat,’-shprehet Bledi Shkëmbi, trajner i Dinamos. 

Java e 9 e Superligës nis të shtunën me Vllaznia-Kastrioti, që u mbyll 3-1 në favor të shkodranëve dhe Partizani-Laçi që nuk prodhoi fitues, pasi 90 minutat përfunduan 1-1.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?