Zyrtarizimi i Tomislav Bushiç tek skuadra e Kukësit

Teuta zyrtarizon ‘bomberin’ e Superiores, durrsakët gati për ‘luftën’ në Superligë

26 Janar 2019, 15:32| Përditesimi: 26 Janar 2019, 15:35

  • Share

Teuta ka zyrtarizuar një tjetër goditje të bujshme në merkaton e janarit. Klubi durrsak, që këtë sezon ka pretendime të mëdha, ka bërë të ditur se ish-sulmuesi i Flamurtarit, Tomislav Bushiç, nga sot do të jetë pjesë e tyre. 

32-vjeçari i shumëshëtitur në kampionatin shqiptar, 6 muajt e parë të këtij sezoni ka luajtur me Flamurtarin, por mosmarrëveshjet me vlonjatët sollën ndërprejen e bashkpunimit.

Teuta, e cila aktualisht renditet në vendin e tretë në kampionat me 7 pikë më pak se Partizani por me 1 ndeshje me shumë për të luajtur, më herët ka zyrtizuar si pjesë të saj edhe mbrojtësin e spikatur Erlis Frashëri.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?