Pauza që solli pezullimi i miratimit të amnistisë që ka përgatitur qeveria, ka future të paktën publikisht, diskutimin e një variacioni më të gjerë mbi amnistinë si draft, por edhe si koncept.
Natyrisht, nuk se bëhet për miratim në Kuvend, ngase këtu fusha është e kufizuar, por po tentohet ta kthejnë në një debat publik, idenë apo më mirë tezën e një korreptimi politik të Parlamentit, ndaj çështjeve që heton SPAK.
Ylli Manjani e ka ngritur i pari këtë tezë në teori, gjatë një diskutimi në emisionin e Erla Mëhillit, por nuk ishte hera e parë që diskutohet në atë panel, apo panele të tjerë, mbi logjikën e ndërhyrjes politike ndaj “padrejtësive” apo “jakobinizmit” të Prokurorisë Speciale.
Në fakt, teza e Ylli Manjanit ka një precedent, madje shpërthyes. Në vitin 1992, në Itali, prokurorët e “Mani Pulitte” nisën një operacion në shkallë të gjerë ndaj klasës politike, duke goditur korrupsionin. Dy vjet pas këtij operacioni, zgjedhjet në Itali i fitoi një shumicë e udhëhequr nga Silvio Berlusconi, që përbëhej nga partia e manjatit televiziv që ishin përgjithësisht të zgjedhur nga kompanitë e tij, por edhe mbeturinat e partive të vjetra të goditur nga prokurorët e Milanos, Lega Nord, një forcë politike antiestablishment që kërkonte autonomi nga Roma, si dhe “neofashistët”, “postfashistët” apo trashëgimtarët e nostalgjikëve të 20 vjeçarit fashist të udhëhequr nga Benito Musolini.
Kjo mazhorancë, ndër ligjet e para që miratoi ishte një amnisti në shkallë të gjerë, ku liroi nga burgjet thuajse të gjithë politikanët e arrestuar nga “Mani Pulite”, një numër të madh fajdexhinjsh që në Itali i quajnë strozzini, e janë një fenomen i frikshëm i shoqërisë, plus mjaft të arrestuar të tjerë. Amnistia që mori emrin “Biondi” siç e kishte emrin ministri i Drejtësisë, liroi 80 përqind në paraburgim dhe shumë pak të dënuar që u kanë mbetur pak kohë.
Kjo amnisti shkaktoi rënien e qeverisë Berlusconi, dy vjet pas ardhjes së tij në fuqi, shkaktoi fillimin e dizintegrimit të grupit të Mani Pulite, ku prokurorët e lodhur nga polemika vijuan jetën e tyre, por jo ndjekjen penale të korrupsionit. Në Itali, edhe sot e kësaj dite politikanët, zyrtarët e lartë hetohen në mënyrë periodike nga të gjitha prokuroritë e vendit për korrupsion apo abuzim detyre.
Ajo amnisti, solli një përleshje politike, por faktikisht nuk e shuajti nisjen e goditjes së pandëshkueshmëritë. Sot, në fakt javën e shkuar, Senati, dhoma e lartë e Parlamentit italian miratoi një ligj për ta hequr si veprën penale “shpërdorimin e detyrës”. Pasi jo vetëm sipas ministrit të Drejtësisë që e ka paraqitur, senatorëve, por edhe shumë zërave publikë, shpesh prokuroritë kanë abuzuar me këtë term dhe kanë djegur edhe të njomin me të thatin. Por ama, kanë kaluar 33 vjet, ku kemi një përvojë, koalidim të praktikës, e ka edhe qëndrime juristësh të nivelit të lartë që e kërkonin këtë.
Megjithatë, sërish ka debat e kritika, madje edhe luftë politike nga opozita, kryesisht Partia Demokratike Italiane apo 5 Yjet që e kundërshtojnë. Ndërkaq, janë disa ligje, që nuk amnistohen kurrë në Itali, e konsiderohen si një themel të fortë që ka vënë Giovani Falcone, me ligjet e famshme kundër mafies. Ata nuk amnistohen kurrë. 41 bis ose burgu i rrepte, ligji për të penduarit, ndërkohë që përgjimet telefonike është hapur debat për tu zbutur.
Tani të vijmë në Shqipëri. Ne kemi një traditë të ndryshme amnistie. Kur ka pasur një praktikë thuajse politike nga mazhorancat. Madje kemi edhe një amnisti të rëndë të vitit 1997. Por me korrektimet e bëra ndër vite, u vendos që të ketë një logjikë jo politike për amnistinë. Ku përfitojnë, ata të dënuar-të dënuar jo të paraburgosur- që kanë pak vite ose janë pjesë e një logjike ku dënimi e ka përmbushur qëllimin e vet që parashikon politika penale. Me një fjalë të moshuar, të sëmurë, ata që kan pak vite në dënim, e kjo parashikohet në një nen të përgjithshëm. Mirëpo sot po kërkohet selektim, ka mjaft orekse. Basha kërkon të lirohen militantët e protestave, Eduard Xhaferri kërkon të amnistojë Saljanin. Ka një menu të gjërë, ose më shumë një listë dëshirash, që politika mund të bëjë ndaj gjyqësorit.
Në fakt nuk është fare kështu, pasi nëse ndodh, kthehemi në një vend ku Parlamenti zëvendëson ose korrekton gjykatën, edhe kur ka gabuar. Kushtetuta jonë këtë ja lë vetëm gjyqësorit, në fund kemi Gjykatën Kushtetuese e në fund fare është Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strazburg. Nga e cila kanë përfituar më shumë se qindra njerëz që kanë shkuar atje. Pronarë, gjyqtarë, prokurorë e individë.
Ndërkaq te SPAK, jemi në një fazë krejt të freskët, kur ndërmarrjet e tij sa kanë nisur. Ka të vrullshme, ka jo pak të vrullshme, ka një presion të madh ndaj tij, por jemi në fillesë. Të amnistosh krimet që ndjek SPAK, pra Krimin e Organizuar e Korrupsionin, do të duhet që ky institucion të kalojë një rekord, ku shoqëria, e pakënaqur nga shkallët gjyqësore thotë: aman i keni rënë në qafë kot!
Por shoqëria shqiptare, edhe pse nga të akuzuarit e të dënuarit e SPAK mund të ketë mjaft që janë “grricur më shumë” nuk e thotë. Sepse pret rënien e peshkaqenëve të korrupsionit, rënien e pandëshkueshmërisë.
Ka edhe një tezë tjetër që del shpesh në panele, sipas të cilës, antikorrupsioni ka ardhur nga Amerikanët në Itali, Kroaci, Rumani apo vende të tjera. Këtë e elaborojnë Arjan Çani apo Arjan Curri, por që duket thjesht perceptim si teoritë konspirative të Cakos.
Në Itali, Mani Putite, edhe pse ka goditur një politikan që ka pasur përplasje me SHBA si Bettino Craxi, ndëshkoi edhe shumë proamerikanë të thekur, duke nisur nga Andreotti apo të tjerë e të tjerë pa fund.
Është interesante debate sot public mbi SPAK dhe aksionin e tij, pasi në fakt, deri pak vite më parë kur SPAK nuk ekzistonte as nuk e përmendnin si ide. Kur në fakt në median shqiptare, ka pasur e është diskutuar pa fund për reformën për drejtësi. Për emisionet kryesore, që nga Fevziu, Çani, Eni Vasili, etj etj, kjo reformë zërë se nuk ishte.
Ajo nisi e u bë lajm, kur hapi dosjet e mëdha. E kur nisi në drejtësi, ishtin këto njerëz mediatic që në vend të flasin për reformën, sulmuan ambasadorin amerikan Donald Lu, ambasadoren e BE, Romana Vlahutin, atë të OSBE, Bernd Botchard, Luigi Soreca, europarlamentarin gjerman Knut Fleckenstein, se vijnë në Shqipëri për dashnore e pare. Si e tha Çim Peka për Yuri Kim. Po mirë, pse nuk kanë folur asnjëherë për vilat e Lalzit, të politikanëve po flasim apo të tjerat?/Tema
po shpetoi edhe Saliani keq po shume keq drejtesia Ai duhet te iki nga parlamenti se eshte mashtrues cfare perfitojne te rinjte me tipa si saliani
PërgjigjuAmnistia eshte nje veprim juridical qe ndihmon ne reabilitimin e shume personave te Denise per Brora jo shume te tends ,por duhet te oerjashtohen nga kjo te denuarit nga Spak GjOK si shfrytezues te pistil zyrtar qe paguhen nga taksapaguedit shqiptar .
Përgjigju