Futbollisti Elseid Hysaj

“The Sun”: Manchester United, gati të marrë Elseid Hysajn

14 Maj 2018, 13:19| Përditesimi: 14 Maj 2018, 13:24

  • Share

Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, teksa shkruhet se trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, e ka ndarë mendjen për lojtarin që do të mbulojë krahun e djathtë të mbrojtjes sezonin e ardhshëm.

Ai është shkodrani Elseid Hysaj, lojtari që luan me Napolin. “The Sun” e bën të kryer, duke shkruar se trajneri portugez është gati të paguajë klauzolën e 50 milionë eurove për ta marrë Hysajn nga Napoli në merkaton e verës.

Mateo Darmian pritet të kalojë te Juventus dhe nevoja për një mbrojtës të djathtë te Manchester bëhet emergjente. Ky pozicion shihet me përparësi nga trajneri Mourinho, i cili kërkon ta mbyllë sa më shpejt me blerjen e Hysajt.

Prestigjiozja angleze shkruan se 24-vjeçari shkodran është nga më të mirët në Europë në rolin e tij dhe se kërkohet edhe nga klube të tjera të mëdha.


(Shkrimi i "The Sun" për futbollistin Elseid Hysaj)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?