Deti Jon

'The Travel' krahason bregdetin shqiptar me Karaibet përmes 20 fotove mahnitëse

9 Mars 2020, 15:56| Përditesimi: 9 Mars 2020, 15:59

  • Share

Faqja e njohur mbi turizmin “The Travel ka sjellë në vëmendje Shqipërinë duke e krahasuar me Karaibet.

Përmes 20 fotove mahnitëse, media e ka krahasuar bregdetin shqiptar me Karaibet prej bukurisë së tyre.

“Në majën jugore të gadishullit të larmishëm kulturor të Ballkanit shtrihet Shqipëria, një vend i panjohur për shumë udhëtarë kureshtarë.

Historia e saj e fundit si një vend i izoluar komunist që nuk i përkiste as Jugosllavisë dhe as Bashkimit Sovjetik e bën atë një destinacion jashtëzakonisht unik të udhëtimit që shumë  nuk e konsiderojnë”, ka shkruar “The Travel”.

Shumë udhëtarë shkojnë në Greqi apo Itali në vend që të shkojnë në rivierën e mrekullueshme në Shqipëri.

“Bregdeti shqiptar është në të vërtetë kaq mahnitëse, me ujin më të pastër nga Mesdheu, që mund ta krahasonim lehtësisht me Karaibe”, është shkruar në artikull.

Më poshtë janë 20 fotot e mrekullueshme kryesisht të bregdetit shqiptar.

'The Travel' krahason bregdetin shqiptar me Karaibet përmes 20 fotove mahnitëse
19/20
Deti Adriatik
Komento

Komente

  • karaibet: 12/03/2020 12:58

    cfare idiotesie, e ku krahasohen karaibet me bregdetin jon ... kape nga te duash ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?