Foto ilustruese

Bota

Thellohet kriza e energjisë dhe produkteve ushqimore në Britaninë e Madhe

15 Tetor 2021, 08:48| Përditesimi: 15 Tetor 2021, 08:51

  • Share

Kriza e energjisë dhe produkteve ushqimore në Britaninë e Madhe po thellohet për shkak të rritjes së çmimeve dhe ngecjes në zinxhirët e furnizimit në periudhën pas pandemisë.

“Pandemia ka mbyllur mbyll shumë zinxhirë furnizimi”, tha Martyn James, ekspert i parave dhe të drejtave të konsumatorit në “Resolver UK”.

“Pandemia ka ndikuar negativisht në transportin detar”, vazhdoi James, ndërsa vuri në dukje çështjet që dalin nga Brexit-i dhe pasojat e tij.

“Ne po përballemi me probleme të shumta, nga gjetja e shoferëve të kualifikuar të kamionëve, për shembull, te njerëzit që punojnë në fabrika për përpunimin e mishit”, tha ai.

“Ne kemi parë reagime të pazakonta, si njerëz që blejnë në panik apo që nxitojnë të marrin benzinë edhe pse kanë benzinë ​​të mjaftueshme për të qarkulluar”, shtoi James.

Ai theksoi, gjithashtu, se çmimi me shumicë i energjisë është në nivelin më të lartë të regjistruar.

“Shumë nga industritë tona mbështeten në energji elektrike dhe nuk kanë kufizime për të parandaluar kompanitë që të paguajnë atë që duan. Pra, ne po shohim disa situata ku disa biznese mund të duhet të mbyllen, sepse është shumë shtrenjtë të qëndrosh në prodhim”.

Sipas tij, e gjithë kjo shkakton presion të madh mbi qeverinë dhe aftësinë e saj negociuese me vendet e tjera në botë, veçanërisht në një kohë kur ajo po përpiqet të krijojë marrëveshje të reja tregtare, duke çuar në një perspektivë të zymtë, tani për tani.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?