Një 43-vjeçar është arrestuar pasi theu masën e sigurisë arrest shtëpie për të vjedhur një dyqan një shumë parash dhe bizhuteri në Sarandë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë personin me iniciale I. D., 43 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Vjedhja".
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka vjedhur një shumë parash dhe bizhuteri, në një dyqan, në lagjen nr.4, Sarandë.
Pas verifikimeve ka rezultuar se 43-vjeçari ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, duke dalë jashtë banesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Lajmi kryesor:
Vjedhje me vlerë 700 mijë lekë në një argjendari në Sarandë, Report Tv siguron video ekskluzive! 30 sekonda iu deshën autorit
G.MO/ReportTv.al