Momenti kur Einxhel u rrëzua në shtëpinë e BBV

Theu krahun teksa luante në shtëpinë e 'Big Brother', Einxhel i nënshtrohet operacionit

28 Janar 2022, 15:53| Përditesimi: 28 Janar 2022, 15:55

  • Share

Einxhel Shkira ka pësuar një incident të rëndë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ajo ka thyer krahun teksa ka qenë duke luajtur gjatë një loje të improvizuar në shtëpinë më të madhe në Shqipëri.

Për pasojë, ajo u nis menjëherë drejt spitalit ku edhe po merr një trajtim më të specializuar. Bëhet me dije se prezantuesja është futur në sallën e operacionit pas thyerjes së krahut, pasi gjendja e saj është serioze raporton Iconstyle.

Nga ana tjetër, banorët nuk e morën seriozisht dëmtimin e Einxhelit, madje ata nisën të qeshnin. Arjola, Iliri dhe Monika vijuan të qeshnin edhe pasi Einxhel u dërgua drejt e në spital.

Ndërsa Donaldi dhe Beniada ishin mjaft të habitur lidhur me incidentin e rëndë të Einxhel. Ata nuk po e besonin se çfarë po i ndodhte Einxhelit.

Kujtojmë që Einxhel Shkira krijoi një lidhje me DJ DAGZ brenda shtëpisë së BBV, ku edhe u komentua gjatë nga banorët por jo vetëm.

Tashmë Einxhel vazhdon lojën e vetme pasi DAGZ u eliminua nga shtëpia vetëm pak javë më parë.

Moderatorja krijoi menjëherë armiqësi me Donaldin, pasi e akuzon atë për largimin e DAGZ nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Komento

Komente

  • Qwert: 30/01/2022 21:45

    Mir do ishte te thyente qafen po shpetoi k*rva..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?