Me të bërtitura plot urrejtje dhe lotët e familjarëve, u pritën mëngjesin e kësaj të hëne të arrestuarit për vrasjes e Alkis Kampanos në gjykatën e Selanikut.
“Si guxon të ngresh shikimin?”, dëgjohet një zë duke iu drejtuar njërit prej të arrestuarve me duart e prangosura, duart që vranë 19-vjeçarin.
Në dëshminë e tij në gjykatë, 23-vjeçari shqiptar ka pranuar se ka qenë i pranishëm në vendngjarje, por mohon të jetë ai autori i vrasjes së të riut grek, Sipas mediave greke, ai ka thënë se qëllimi i tyre ishte ta trembnin atë dhe se lajmin për vdekjen e 19-vjeçarit e kishte mësuar nga mediat më vonë.
9 persona nga 11 personat e përfshirë në ngjarje tragjike, janë tashmë në pranga dhe të dorëzuar në dyert e drejtësisë.
Policia e cila nuk ka ndalur kërkimin, ka treguar se është pranë kapjes së dy personave të tjerë. Njëri prej të cilëve është shqiptari i cili është arratisur dy ditë më parë në Shqipëri, Roxhers Demirazi i cili dyshohet se fshihet në Korçë.
Të arrestuarit janë të moshës 19-23 vjeç.
Po kush nga 11 personat e arrestuar ia preu jetën në lule të rinisë 19-vjeçarit?
I akuzuari kryesor i ngjarjes së rëndë ishte 23-vjeçari shqiptar, i pari i cili edhe u arrestua nga autoritetet greke, por një kthesë në hetim ka ndryshuar gjithçka!
Nisur nga rrëfimi i të arrestuarve, në fokus të hetimeve është vënë një 21-vjeçar me origjinë greke, cili është shpallur në kërkim. Prokurorët e çështjes kanë çuar për analizë armën e krimit, thikën, për të parë nëse shenjat e gishtave i përkojnë 21-vjeçarit.
Të arrestuarit janë shprehur se 23-vjeçari shqiptar, i cili ishte i akuzuari kryesor për vrasjen, nuk ka zbritur nga makina në momentin e ngjarjes së rëndë.
Fjala kyç makina! Pse kjo?
I riu shqiptar, i cili edhe u arrestuar dhe u akuzua si vrasësi i Alkis Kampanos, u identifikua nga targat e makinës së tij, me të cilën po udhëtonin ai dhe miqtë e tij të përfshirë në ngjarjen e rëndë.
Kur dhe si ndodhi ngjarja e rëndë?
Ngjarja e rëndë që tronditi vendin fqinj u regjistrua orët e para të mëngjesit të 2 shkurt, ku një djalë vetëm 19 vjeç humbi jetën nga dora e një bashkëmoshatari
Ishte një grup djemsh vetëm disa orë pas ndeshjes Paok-Aris ata që vendosën t’i prinin fillin e jetë djalit të ri. Grupi prej afërisht 10 vetash, zbritën nga dy makinat me të cilat po udhëtonin dhe ju drejtuan 3 djemve, njeri prej të cilëve edhe Alkis.
Në atë moment një sherr nisi mes tyre. Nga sherri mbetën dy të plagosur rëndë dhe 1 viktimë.
Pasi zbuluan që njërin prej tyre e kishin vrarë, ata menjëherë janë larguar nga vendi i ngjarjes, u futën nëpër makina dhe i dhanë gaz...
Shqiptari vrasësi?
Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari i arrestuar, pra 23-vjeçari, ishte pjesë e disa grupeve ekstremiste të djathta në Greqi, të cilët konfliktoheshin vazhdimisht me grupe të tjera tifozësh duke përdorur edhe thike dhe armë të tjera të ftohta gjatë sulmeve.
23-vjeçari shqiptar
"Donim vetëm t'i trembnim', kështu ka deklaruar sot 23-vjeçari shqiptar në gjykatë në Grqi, i cili akuzohet për vrasjen e 19-vjeçarit grek, Alkis Kampanos. Ai ka mohuar të jetë autori i vrasjes, ndërsa ka pranuar vetëm faktin se ka qenë i pranishëm në vendngjarje kur ndodhi krimi. Ai ka thënë se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe se lajmin për vrasjen e 19-vjeçarit grek e kishte lexuar në media. Po ashtu ai ka treguar edhe emrat e 10 personave të tjerë që ishin të pranishëm në ngjarje, por emrat nuk bëhen publikë.
Roxhers Demirazi, 20-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia greke si bashkëpunëtor në vrasjen e 19-vjeçarit Alkis Kampanos po kërkohet nga policia edhe në vendin tonë. Demirazi dyshohet se ka hyrë në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Kakavijës pa probleme, pasi akoma nuk ishte shpallur në kërkim nga autoritetet greke. Dyshohet se mund të jetë i fshehur tek të afërmit në Korçë, në vendin e origjinës së prindërve, ndërsa vetë mëoshet se ka lindur në Greqi. Policia ka ushtruar disa kontrolle në Korçë por nuk ka mundur të bie në gjurmët e të riut. Ndërkohë, në seancën për caktimin e masës së sigurisë në Selanik për të gjithë të arrestuarit, gjykata caktoi masën “arrest me burg”.