Thirrja e Zelenskyt për një sezon turistik pa rusë këtë vit, tur-operatorët: Do shkatërronte agjencitë e vogla turistike

4 Maj 2022, 19:57| Përditesimi: 4 Maj 2022, 20:06

  • Share

Gjatë vitit 2021, 36,475 shtetas rusë kanë hynë në Shqipëri. Sipas INATAT, gushti dhe shtatori shënuan numrin më të lartë të rusëve që hynë në vend, përkatësisht 6936 dhe 8495. Megjithatë Presidenti ukrainas i drejtoi këtë thirrje ligjvënësve shqiptarë!

"Ju kërkoj të mbyllni portat për anijet ruse, ju duhet të kufizoni ardhjen e turistëve rusë, sepse nuk mund ta dini se kush erdhi tek ju, ndoshta vrasës apo ndoshta xhelatët e Mariopulit ose ndoshta ndonjë nga ata që po punon sot për të minuar vendin tuaj", tha Zelensky në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas operatorit turistik Endrit Shima, ndikimi do të jetë i ulët për industrinë, por mund të jetë fatal për operatorët që fokusin e punës së tyre kanë pikërisht këtë treg.

"Sigurisht do kemi dëm në ekonomi nëse ne pengojmë me viza shtetasit rusë, por besoj që këto dëme janë të vogla. Nuk besoj se këto të ardhura do ndikojnë shumë keq në ekonominë tonë dhe do rrënojnë industrinë e turizmit. Ka tur operatorë që merren ekskluzivisht me shtetas rusë ose me tregje afër Rusisë dhe për këto turoperatorë mund të jetë fatale sepse nuk kanë tregje të reja dhe është shumë e vështirë për një turoperator të ndryshojë tregun. Ose hotelet që kanë shitur paketat e tyre me shtetasit rusë, për ta mund të jetë fatale", shprehet Shima.

Prej 27 shkurt, Shqipëria ka listuar 654 individë dhe 52 subjekte që ndalohen të udhëtojnë në territorin shqiptar. Po ashtu janë vendosur edhe sanksione ekonomike në financë, energji, transport dhe teknologji.

Hapësira ajrore e Shqipërisë është e mbyllur për operatorët ajrore rusë, ndalohet  shitja, furnizimi, transferimi ose eksportin në Rusi i mallrave dhe teknologjive specifike për rafinimin e naftës. Shqipëria nuk merr pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turizmi shqiptar: 04/05/2022 22:09

    Le te bllokohen turistet rus se nuk i sjellin asnje dem as ekonomise dhe as biznesit te vogel. Turiatet Ruse i sjellin dem vetem oligarkeve se aata vijne me carter ikin ne hotel me autobuzin e hotelit, rrine hane pine ne hotel dhe kur dalin ndonje shetitje eshte po hoteli qe ju shet itinerarin. Pra turisti rus ska asnje impakt ne biznesin e vogel sepse leket u a marrin te gjitha okigarket e resorteve

    Përgjigju
  • Lui: 04/05/2022 21:57

    Zelenski ka te drejte dhe e ka per detyre te kerkoje ate qe tha. Por mospranimi i turisteve nga Shqiperia, eshte sa simbolike, aq edhe e demshme per Shqiperine. As Rusine nuk e demton, e as Ukraines nuk i ben ndonje te mire. Por vetem neve na demton. Sepse ne e kemi aq pak kapaditetin qe na mban ekonomine, sa per Rusine as qe llogaritet fare aq turiste qe mund te vijne ne Shqiperi. Ne mund te bejme shume me teper neper institucione nderkombetare duke sensibilizuar e duke marre nisma ne bashkepunim me partneret nderkombetare.

    Përgjigju
  • Gripi: 04/05/2022 20:06

    Le ti shkateroje pune e madhe. Kujtoni se i intereson qeverise se vuan populli dhe biznesi. Edhe bar do hame, vetem te tregohemi te palekundur ne parimet tone b**elepirese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?