Foto ilustruese

Thotë: Do të bëjmë gjithçka që Diaspora të votoj!

14 Maj 2022, 22:32| Përditesimi: 14 Maj 2022, 22:34

  • Share

Nga 2005 deri në 2013, jo vetëm që nuk bëri të votojnë, por në fakt nuk bëri asgjë tjetër në shërbim të Diasporës! Po ashtu sa herë ka qenë në pushtet vetëm ka prodhuar

Klasa e vjetër politik mund të gënjejnë shqiptarët që kanë zgjedhur të jetojnë në Shqipëri, por para Diasporës, të paktën duhet të heshtin e nëse mundin të kërkojnë edhe falje! Diaspora nuk janë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri që për shkak se kanë zgjedhur të jetojë në vendin e tyre, janë të nënshtruar, të shantazhuar me vende pune, me çfarë kanë bërë në të kaluarën, kujt i kanë shërbyer në të kaluarën!

Diasporën nuk ka se si ta shantazhoj politika e vjetër e po ashtu shqiptarët e emigruar nuk harrojnë se kush i detyroj të brakistin vendin e tyre për një jetë më të mirë, sepse Shqipëria nën Qeverisjen e tyre nuk ofronte asgjë!

Kur e ndryshuar kushtetutën në 2008 për të instaluar njëherë e mirë dinastitë e tyre familjare e politike, nuk u kujtuan se jashtë Shqipërisë kishte mijëra shqiptarë me të drejtë vote që perjashtoheshin padrejtësisht nga e drejta për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur! Politika e vjetër ishte mësuar të sillte autobusë në Greqi e Itali apo tu ofronte ndonjë biletë falas vetë që që votonin për përjetësinë e pushtetit të tyre politik!
Kohërat kanë ndryshe, por për fat të keq protagonistët janë të njëjtë, po ata që kanë 30 vjet që e kanë kthyer Shqipërinë në pronë private e shqiptarët në qytetarë të nënshtruar e të varfëruar!

Premtimet e tyre edhe pas 30 vitesh për votën e diasporës që kanë pasur mundësi e duhet ta kishin bërë me kohë, dëshmon se ata nuk kanë asgjë serioze për qytetarët, por hall të vetëm kanë pushtetin dhe të mbrojnë zullumet e tyre 30 vjeçare në kurriz të shqiptarëve!

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?