Foto ilustruese

Thyen arrestin shtëpiak dhe shkon tek dentisti, rikthehet sërish në burg pas fotos që i bën qytetari

2 Prill 2020, 16:19| Përditesimi: 2 Prill 2020, 16:34

  • Share

Një foto e dërguar në komisariatin “Dixhital”, duke njoftuar se një person i sapoliruar nga burgu dhe që ishte detyruar nga gjykata të qëndronte në “arrest shtëpie”, ka dalë nga banesa dhe shëtit i lirë rrugëve të Tiranës.

Bëhej fjalë për Elton Pilincin, akuzuar për veprën penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë” në dëm të Marius Ramushi dhe akuzën e “Përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike”.

Pilinci kishte vetëm pak muaj që ishte liruar masa e “arrestit në burg”, por mesa duket qëndrimin në shtëpi nuk e ka duruar dhe ka vendosur të dalë prej saj, duke shkuar tek dentisti. Por teksa ndodhej jashtë shtëpisë, Elton Pilinci është fotografuar nga një person, i cili më pas foton ia ka përcjellë komisariatit “Dixhital” në Tiranë, duke vënë në zbatim shërbimet e policisë së Shtetit.

Në banesën e Pelincin menjëherë kanë shkuar dy efektivë të policisë së Kamzës, ku fillimisht nuk kanë gjetur asnjë person. Pasi kanë shkuar për herë të dytë, policët kanë konstatuar nënën e Pilincit, e cila i ka pohuar se djali ndodhej tek dentisti në Tiranë.

Elton Pilinci, është arrestuar më pas nga forcat e policisë në qendër të Institutit Bujqësor, për akuzën e “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. 

Largimin nga banesa ku duhet të qëndronte me “arrest shtëpie”, Pilinçi e ka pranuar përballë gjykatës së Tiranës, ku ka shfaqur dhe pendesë. Në fund të procesit gjyqësor Elton Pilinci është dënuar me 7 muaj burgim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?