Thyen karantinë për të vjedhur marketin, pranga dy të rinjve në Elbasan

3 Prill 2020, 21:25| Përditesimi: 3 Prill 2020, 21:27

  • Share

Dy të rinj përfundojnë në pranga, të cilët pasi thyen karantinën, kanë tentuar të vjedhin një mini-market në Elbasan pranë Urës së Zaranikës. Në pranga ranë Ronaldo Nuredini, 23 vjeç dhe Erion Bylykbashi, 29 vjeç, të cilët dyshohen se janë autor të rreth 20 vjedhjeve në qytetin e Elbasanit.

Të rinjtë pas thyerjes së masave të karantinës, akuzohet se kanë vjedhur dhe pikë të kompanive celulare, një shtëpi, market etj.

Sipas policisë ato janë autor të 20 rasteve të vjedhjeve, ndërsa janë dhe me precedentë të mëparshëm penal për akuzën e vjedhjes. Arrestimi i tyre u bë në flagrancë pranë një mini-marketi që po tentonin të vidhnin. policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të kryer nga dy të rinjtë.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni Tirane: 04/04/2020 01:28

    Plumb direkt ketyre me ligjin e jashtezakonshem. Hajdutet e qelbur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?