Granit Xhaka

Tifozët dhe ish-futbollistët nuk e duan Xhakën kapiten të Zvicrës

5 Shtator 2018, 10:32| Përditesimi: 5 Shtator 2018, 10:36

  • Share

Çështja e kapitenit tek Zvicra po shkakton debate të shumta dhe një ndarje në opinionin publik. Pyetja që ngihet është kjo, kush do jetë kapiteni i skuadrës helvete në mungesë të veteranit Stephan Lichsteiner i cili edhe për shkak të moshës është drejt largimit nga Kombëtarja.

Momentalisht ka një hierarki dhe në rast se mungon Lischteiner kapiten bëhet Granit Xhaka dhe më pas portieri Yan Sommer. I vendosur për të zbatuar këtë hierarki është edhe trajneri Vladimir Petkovic por në Zvicër duket sikur nuk e duan shqiptarin Xhaka kapiten.

Kjo edhe për shkak të sjelljeve të tij nacionaliste dhe festimit me shqiponjë në ndeshjen e Kupës së Botës ndaj Serbisë. Trajneri Petkovic doli dje në një konferencë për shtyp së bashku me 5 futbollistë mes të cilëve edhe Xhaka, Shaqiri dhe Lischteiner që festuan me shqiponjë në Botëror.

Për këtë veprim ata u penduan dhe kërkuan falje. Granit Xhaka tha: ”Do të isha budalla ta bëja sërish një gjë të tillë”.

Shaqiri ka kërkuar falje por ka bërë edhe ironi: ”Sigurisht kërkoj falje nëse njerëzit që shikojnë ndeshje nëpër male ndihen të ofenduar”. Kjo ironi e Shaqirit është kritikuar ashpër sot nga kryeredaktori i gazetës Blick duke e quajtur një reagim të trashë.

Gazeta Blick ka bërë një sondazh se kush duhet të jetë kapiten i skuadrës dhe portieri Yan Sommer ka marrë 70% të votave të tifozëve ndërsa vetëm rreth 13% e tifozëve që kanë votuar e duan kapiten Granit Xhakën.

Po ashtu janë pyetur edhe ish-futbollistë të Zvicrës dhe drejtues klubesh ku në masë edhe ata janë kundër Granit Xhakës kapiten pasi duan një figurë të pakontestueshme si brenda ashtu edhe jashtë fushe. Megjithatë ajo që ka rëndësi është vendimi i trajnerit Petkovic dhe për të Xhaka mund të jetë kapiten i skuadrës që në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Islandës.

Komento

Komente

  • azgani: 05/09/2018 21:55

    thojne njerka ste behet nene-keshtu eshte kur luan per nje shtet tjeter.e per tanin sluan.ski kurrfare respekti.nga dy anet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?