Tifozët ende larg stadiumeve, Ministria e Shëndetësisë refuzon kërkesën e FSHF

6 Nëntor 2020, 13:44| Përditesimi: 6 Nëntor 2020, 14:37

  • Share

TIRANË- Në vendin tonë është ende shumë herët që tifozët të kthehen në stadiume. Ministria e Shëndetësisë ka refuzuar kërkesën e FSHF-së për lejimin e tifozëve në ndeshjet e Kombëtares në muajin nëntor në masën 30% të kapacitetit të stadiumit sipas rregullave të UEFA-s.

Institucioni më i lartë i futbollit në Europë lejon praninë e tifozëve në masën 30% të kapacitetit të stadiumit dhe kjo ka qënë arsyeja që në ndeshjet e mesjavës në Champions League kemi parë deri edhe në 20 mijë tifozë. Për këtë arsye duke parë edhe rëndësinë e ndeshjeve të ekipit Kombëtar FSHF ka bërë një kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për të lejuar tifozët por kërkësa nuk është miratuar. Në kthimin e përgjigjes Ministria e Shëndetësisë e thotë qartë arsyen se përse nuk e miraton këtë kërkesë:

“Zhvillimi i aktiviteteve sportive me pjesëmarrjen e spektatorëve konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e infeksionit Covid-19 pasi shoqërohen me grumbullime njerëzish”.

UEFA lejon praninë e tifozëve në kapacitet të reduktuar por vendimin final e merr secili shtet. Dhe Ministria jonë e Shëndetësisë duke parë numrin e lartë të infektimeve nuk ka pranuar në mënyrë kategorike rikthimin e tifozëve në stadium. Në muajin nëntor Kombëtarja luan tre ndeshje në shtëpi. Miqësoren ndaj Kosovës në Elbasan dhe dy ndeshjet e Ligës së Kombeve me Kazakistanin dhe Bjellorusinë. Nëse kërkesa do të ishte pranuar të paktën në “Air Albania” futbollistët do të kishin mbështetjen e rreth 6 mijë tifozëve.

Pergjigja e ministrise se Shendetsise

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?