Sport

Tifozi humb ndjenjat në ‘Selman Stërmasi’, mjeku i klubit të Tiranës ndërhyn për të normalizuar situatën

11 Shtator 2021, 14:25| Përditesimi: 11 Shtator 2021, 14:37

  • Share

Disa momente paniku janë rregjistruar pak para ndeshjes Tirana-Skënderbeut. Një tifoz i moshuar, i cili kishte shkuar për të ndjekur nga afër këtë sfidë, ka humbur ndienjat për disa sekonda.

Persona të tjerë që ishin pranë tij kanë sinjalizuar mjekun e skuadrës së Tiranës, Tedi Maqellari, i cili ka ndërhyrë menjëherë dhe fatmirësisht tifozi ndodhet në gjendje të stabilizuar. I vetmi problem është se gjatë gjendjes së të fiktit tifozi u rrëzua dhe çau ballin, por asgjë nuk është shqetësuese.

Pas normalizimit të situatës ndeshja ka nisur pa asnjë problem.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?