Ish-ministri Arben Ahmetaj

Tigrushi na dh*eu në tas e def nga sytë, iku por sperkati gjithandej me firomë

14 Korrik 2023, 17:12| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 17:15

  • Share

Perseri çudia u shfaq fuqiplotë në sallen e Kuvendit. “Na hëngert dheri, na hëngert dheri” degjohej një psheretime renkuese nga fundi. Ishte Bujari i Lushnjes që shprehte ankthin  e një jave të gjatë. Hallë Ikonomi shperndau hallmë për tu embelsuar pak në mes të atij zeheri.

Tigrushi dhjeu në tas e def nga sytë, iku por sperkati gjithandej me firomë. Padurimi për të larë duart me këtë histori se kush ishte më shumë i ndershem kapi majat. Të gjithë e gjuajtem gurin me dhe pa mekat kunder Tigrush Mari Magdalenes. Doktori me proçedurë hodhi shpejt e shpejt një qerre  që e kishte terhequr Kryezevendes Lideri Muli me Mondin.

Gaz Bardhi ngarkoi dy gomere në rrëzë të Dajtit , sëbashku me Joriden veprim që e thirri raport. Hipi vetë në mes   u tha ush or dreq dhe i leshoi aty, në foltore .

Arben Pellumbi kishte mbushur  dy torba me ca guralecë kauçuku të cilet një nga një i qiste si me pertesë. Ne të tjeret shtypem butonin. Duke perfituar nga fakti që Tao po kalon oret e fundit mes nesh derisa Bakja të kthehet për betimin pamë  nga ai dhe i thamë “ju dhashtë Zoti kivet e shnosh me të tjeret. Ai mendueshem u gjegj ju shperblefshim në të tilla raste e me gezime vlla”.

Toni bëri shënjen e Kryqit dhe shqiptoi “de profundis”. Por u befasua dhe kersheria e la pa frymë kur Etilda tha vargjet e Nënë  Terezes  me sytë kah qielli  “gjëja më e lehtë të gabosh/ pengesa më e madhe -frika/gabimi më i madh -dorëzimi/origjina e gjitha të keqijave-egoizmi. U shastis kesaj here edhe vetë Mimi di Puccini të cilen e karakterizon dominimi i doktrines. Shikimi i Etjenit ishte si një re respekti mbi pershpirtjen e Etildes. Zoti shfaqet kur se pret. Jorida u ndie e sfiduar në kulturë religjioze dhe u zotua që heren tjeter do silltë më domëthëneset ajete të Kuranit.

Lideri i vogel historik u shfaq për kë ja  ja mori mendja se ja jep doren ja zgjati.Me pak zonja e provoi. Babo i ka dhënë garanci eja se nuk të prek njeri me dorë sa të jem unë gjallë, jo vulen që nuk ta ngasin po të marrin te keqen haramsëzet.

Në gjithë atë gazep emocional ardhja e Babos qe festë më  vete. Gjithnjë e më pak e shohim e malli na thyen moralisht. Ministrusheve  fytyrëngrysura ju kthye gazmendi. Bora u avit me ndrojë dhe i tha Baboo Baboo a ta prek pak mëngen e kostumit? Ai ktheu koken ngadalë -i ke duart e lara? Po po sapo brofi . E mire -preke në xhep ke dhe dy gurabi!  Bora e lemoi dy herë dhe shkoi drejt Edones duke i treguar se tani ndihej e pamposhtur. Më pas Mamica fliste më duart e këmbe teksa Babua degjonte me perqendrim. Mbase i rrefente betejen e djeshme ku plumbat e pershkonin po ajo nuk binte krejt siç e thamë, si Sulo mitralieri.  

Burrat e squllur e të bërë grusht dje u ringjallen  sot çoku u erdhi goja por Babo u rrinte rëndë. Vetem Ulsiu dhe Tao paten fat të rrinin vetem për vetem më të tek zyra e zonjes Lindite. Kafen e kishte gjerbur më parë për provë  Kosta i Gramozit dhe Lindites  mos Salianji u kishte punuar qindin.  Priten dy minuta  dhe kur panë që Kostaqi mbahej rrufiten të tyren.  Çyrbja shihej në celular dhe fap qeraste veten me nga një foto pastaj i bëntë dy Babos për të qënë i drejtë.

Nderdyzje e dilema shkaktoi  kostumi i Babos ishte prej basme safkën Berati i kombinatit “Mao Ce Dun” të Beratit  apo kambriku i atij “Stalin” të Tiranes. Fadil Nasufi dhe Xhemal Qefalia desh mberriten te koburet për ta ndarë atë punë.

Dilos ja kishte ënda që të ishte safkën Berati per nacionalizem lokal por edhe si shënjë e vemendje së Babos ndaj zones, Xhema ngulte këmbë që shkelqimi i tij nuk e genjen është i Tiranes. Sherrin e preu në mes Pandeli Majko. Jam deshmitar me Gjekmarkajn kur ja dha Klintoni peshqesh nga populli I Teksasit bashkë me një kapele. Kqyren nga unë-e pohova! Zheni Bebi Gjergji dhe Greta Bardeli Gjoni pas vendimit të djeshem të Dhurata Tyli çupit për të zvogluar mbiemrin po bënin provë cilen pjesë të hiqnin.

Se pas vajit ditë e gazit prapë vjen thotë Esenini. Ajo erdhi edhe për mua kur Olta më solli një liber nga Amerika  “107 menyra diplomatike për tu pajtuar me Gerten”. Po e lexoj me një frymë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?