'TikTok', nikotina dixhitale!' Edhe 13 shtete amerikane ngrenë padi ndaj platformës! Po rrezikon shëndetin mendor të fëmijëve e adoleshentëve

9 Tetor, 15:03| Përditesimi: 9 Tetor, 17:09

  • Share

Paditë e ngritura veçmas në Nju Jork, Kaliforni, Distriktin e Kolumbisë dhe 11 shtete të tjera, zgjerojnë kështu luftën ligjore të TikTok me pronësi kineze, kundër rregullatorëve amerikanë  të cilët kërkojnë ndëshkime të reja financiare kundër kompanisë. Shtetet e akuzojnë TikTok për përdorimin e qëllimshëm të një softueri që krijon varësi dhe që është i krijuar për t'i mbajtur fëmijët të shikojnë sa më gjatë dhe shpesh të jetë e mundur dhe duke keqinterpretuar efektivitetin e tij të moderuar të përmbajtjes.

“TikTok kultivon varësinë e mediave sociale për të rritur fitimet e korporatave”, tha në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta. “TikTok synon qëllimisht fëmijët sepse fëmijët nuk kanë ende mbrojtje ose kapacitet për të krijuar kufij të shëndetshëm rreth përmbajtjes.”

TikTok kërkon të rrisë kohën që përdoruesit shpenzojnë në aplikacion në mënyrë që t'i shënjestrojë ata me reklama, pretendojnë shtetet në padinë e tyre.

“Të rinjtë po luftojnë me shëndetin e tyre mendor për shkak të platformave të rrjeteve sociale si TikTok”, tha Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James.

Të marten (8 tetor) platforma reagoi duke thënë se nuk pajtohej aspak me pretendimet, "shumë prej të cilave I cilëson si të pasakta dhe mashtruese" dhe shprehte zhgënjim që shtetet zgjodhën të padisnin në vend që të punonin me platformën për zgjidhje konstruktive.

Prokurori i Përgjithshëm i Uashington D.C. Brian Schëalb pretendoi se TikTok operon një biznes të palicencuar të transmetimit të parave përmes transmetimit të drejtpërdrejtë dhe veçorive të monedhëve virtuale.

Uashingtoni akuzon TikTok se ka lehtësuar shfrytëzimin seksual të përdoruesve të mitur, duke thënë se transmetimet live në platformë dhe monedha virtuale e TikTok "funksionojnë si një klub virtual pa kufizime moshe".

Pjesë e shteteve paditëse të martën u bënë Illinois, Kentaki, Luiziana, Massachusetts, Misisipi, Nju Xhersi, Karolina e Veriut, Oregon, Karolina e Jugut, Vermonti dhe shteti i Uashingtonit.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?