Kultura

Tingujt e Simfonisë 'pushtojnë' qytetin e Vlorës! Kastriot Tusha: Publik i mrekullueshëm! Leli: Kalova COVID-in dhe s'mund të mungoja

28 Gusht 2021, 22:52| Përditesimi: 28 Gusht 2021, 22:59

  • Share

VLORË- Melodia unike e simfonisë ka pushtuar qytetin e Vlorës, nën tingujt e Orkestrës Simfonike "Ibrahim Madhi" nën drejtimin e Gridi Kraja.

Një mbrëmje koncertale në këtë fundgushti mblodhi në Vlorë emra tē njohur të muzikës, jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit. Për artistët të performosh në qytetin e lindjes, emocionet janë të papërshkrueshme .

"Është shumë emocionuese, është veçanti sepse kthehesh atje ku je rritur, në  ato marrëdhëniet e rinisë apo fëmijërisë, dhe është një përgjegjësi pasi duhet t'u tregosh bashkëqytetarëve te tu që ti e meriton apo jo emrin që ke. Unë në Vlorë kthehem me shumë kënaqësi, por varet dhe si do të jenë propozimet."

"Nuk është rastësi sepse unë gjyshen nënën e babait e kam nga Panajaja e Vlirës, kështu që ai gjaku ndikon pak edhe tek unë. Një mbrëmje e mrekullueshme, një publik i mrekullueshëm. U ndjeva jashtë mase mirë. Një publik i mrekullueshëm siç dinë vlonjatët t'i presin artistët", tha Kastriot Tusha.

Nata e simfonisë ishte e organizuar nga teatri “Petro Marko” me mbështetjen e bashkisë së Vlorës.

"Edhe pse i sapo dalë nga COVID në një mbrëmje si kjo nuk mund të mungoja. Kastriot Tusha është një nga ata njerëzit e mëdhenj që ka skalitur fort emrin e vet në muzikën shqiptare , por ky mix personazhesh shumë të rëndësishëm solli këtë koncert. Për të bashkuar emocionin në një natë vlonjate, në një natë vlonjate ku unë ndihem shumë krenar që shkëlqen me të gjithë sharmin e vet të jashtëzakonshëm Josif Gjipali, qe është një nga veprat e gjalla që ky qytet ka krijuar për të transmetuar kulturë, art, zë dhe muzikë, jo vetëm në këtë skenë modeste të Vlorës por në skenat më të rëndësishme botërore duke na bërë të ndihemi krenar edhe ne si vlonjat", tha Leli.

Mbrëmja e magjishme u zhvillua në sheshin përpara stadiumit "Flamurtari"  ndërsa njihet si një ndër aktivitet e mëdha të organizuara në kuadër të sezonit turistik, pas një viti të përfshirë nga pandemia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?