12 orë festë e lojëra për 104-vjetorin e Tiranës kryeqytet! Aktivitete e muzikë me DJ në rrugën ‘Myslym Shyri’

10 Shkurt, 07:24| Përditesimi: 10 Shkurt, 17:37

  • Share

Tirana kremton këtë të shtunë 104-vjetorin e shpalljes kryeqytet.

Për të festuar këtë datë të rëndësishme, bashkia zgjodhi një gamë të gjerë aktivitetesh përgjatë 12 orëve në rrugën “Myslym Shyri”, e cila u kthye në pikën e takimit për të gjithë qytetarët.

Nga hyrja e rrugës “Myslym Shyri”, deri në kryqëzimin e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, u përqendruan me dhjetëra aktivitete në fusha të dryeshme, aktivitete sportive, kërcim, zona gatimi apo lojëra të vjetra tradicionale.

Nuk munguan as performancat e bandës së qytetit, ansamblit të këngëve e valleve shfaqje akrobacie apo muzikë nga DJ më në zë të momentit.

Lumturinë që përjetuan nga aktivitet nuk e shprehën vetëm fëmijët, por edhe më të rriturit që e kishin mbushur plot rrugën.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, u hartua një plan masash duke kufizuar pjesërisht lëvizjen e automjeteve në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”. Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë më  9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës.

Ora 15:30
Festimet për 104-vjetorin e Tiranës kryeqytet, Veliaj: Qyteti po jeton ditët më të mira! Fundjava pa makina edhe në rrugë të tjera

1707575612_erionveliaj.jpeg

Rruga “Myslym Shyri”, e cila është riparuar së fundi nga Bashkia e Tiranës, u shndërrua sot në një zonë pedonale për qytetarët. Me rastin e 104-vjetorit e shpalljes së Tiranës Kryeqytet, bashkia organizoi aktivitete të shumta me muzikë, sport dhe zona argëtimi për të gjitha grupmoshat.

Aktiviteteve iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se shumë rrugë të tjera të qytetit do të kthehen në zona pedonale gjatë fundjavës.

“Gëzuar 104-vjetorin, ditëlindjen e Tironës sonë, e cila këtë fundjavë mbush 104 vjeç si Kryeqyteti i Shqipërisë dhe i të gjithë shqiptarëve. Makinat janë në funksion të njerëzve, jo njerëzit në funksion të makinave. Ndaj, në qoftë se komuniteti është dakord, ne duam që ta bëjmë më shpesh këtë aktivitet, jo vetëm në këtë rrugë, por edhe në rrugë të tjera. Nëse komuniteti është dakord, ne mund ta bëjmë njëherë në muaj, ndoshta një herë në dy javë, por unë besoj t’i japim qytetit disa hapësira, të oksigjenohemi, t’i pastrohen rrugët. Ne duam që në çdo lagje të identifikohet një rrugë dhe fundjava të jetë pa makina, e mbushur me jetë dhe me gëzimin që sjellin gjithë çunat dhe gocat e Tironës sonë të madhe”, tha Veliaj.

Pas riparimit të trotuarëve dhe rrugës, Bashkia e Tiranës synon edhe rehabilitimin e fasadave të pallateve të Rr. “Myslym Shyri”. Veliaj ftoi qytetarët që të aplikojnë për Fondin e Komunitetit për të përfituar ndihmë financiare.

“Kur ishim duke bërë punime te “Myslym Shyri”, kishte ende dyqane që jepeshin me qira ose në shitje. Sot janë shitur të gjitha. Sot është rritur vlera e pronës. Ftesa për të gjithë banorët e “Myslym Shyrit” është: Bashkia e bëri punën e saj, por kemi ende fonde që mund të japim për komunitetin, për të rregulluar të gjitha fasadat. Janë të ftuar të gjithë të marrin fondet e bashkisë, që e njëjta cilësi në nivelin horizontal të jetë edhe në nivelin vertikal. Ne jemi shumë krenarë për Tironën tonë”, tha ai.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se ky 104-vjetor e gjen Tiranën në ditët e saj më të mira.

“Sot po jetojmë ditët më të mira të Tironës sonë. Sot jemi në momentin tonë më të mirë. Ka ende shumë punë për të bërë, por sot Tirana nuk është e panjohur, jo vetëm për ne, por për këdo që pyet në Europë e njeh, sepse ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, Kryeqyteti Europian i Sporteve, këtë vit drejtojmë të gjitha bashkitë e Ballkanit me Presidencën e B40-ës, kurse vitin tjetër jemi shumë krenarë sepse Tirona jonë do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”, deklaroi ai.

Duke u ndalur tek investimi në Rr. “Myslym Shyri”, Veliaj deklaroi se infrastruktura e re ka shtuar edhe vlerën e pronës së qytetarëve. “Më vjen mirë që banorët kanë qenë dashamirës dhe mirëkuptues. Më në fund ju them ta gëzoni! Është për qytetin, por kryesisht për lagjen, për të shtuar vlerën e pronës dhe për të rregulluar infrastrukturën”, shtoi më tej ai.

Festimet do të vijojnë gjer në orët e vona të mbrëmjes, ndërkohë që për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, hartuan një plan masash duke kufizuar pjesërisht lëvizjen e automjeteve në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”.

Ora 10:08
Tirana gëzon 104-vjetorin e shpalljes kryeqytet, ja aktivitet e planifikuara sot në rrugën “Mylsym Shyri”

1707571469_finalprojekt.01051020.Still147.jpg

Me rastin e 104-vjetorit të Tiranës kryeqytet, bashkia ka organizuar disa aktivitete që do të zgjasin përgjatë gjithë ditës së shtunë në rrugën “Myslym Shyri”.

Muzikë nën tingujt e DJ më në zë të momentit, kërcim, zona e sportit, zona e gatimit, zona e argëtimit për fëmijë dhe shumë surpriza të tjera. 

Positive Cutz, Pol B2B Fanatek, Ad Disha, Mr. Cool, All Shadows do të jenë disa prej artistëve dhe grupeve që do të performojnë. 

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash duke kufizuar pjesërisht lëvizjen e automjeteve në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/02/2024 01:27

    Si ide festimi nuk eshte e keqe,e kane bere vende te tjera para nesh,por ekzekutimi eshte gabim.Duhej shpallur dite pa makina per gjithe kryeqytetin,duke lejuar vetem autobuzet,bicikletat e motoret dhe neper rruget kryesore te cdo lagjeje te kishte festime te tilla,jo te perqendrohej vetem te /M.Shyri/.

    Përgjigju
  • Or tej: 10/02/2024 18:48

    Vetem zmog e beton ka ngele se populli ka marre rrugat me kohe or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Lalis: 10/02/2024 15:50

    Kur ske parqe e fusha po i ke mbjelle me beton e kulla normale qe ne rruge me asfalt do luajne femijet. Kjo eshte pasqyra e vertet e tiranes qe ska asnje fushe e park lojrash per femijet te ardhmen e shqiperise vecse beton.

    Përgjigju
  • Emi: 10/02/2024 14:02

    104 vjete dhe ala ska nje tranvaje, vetum betone

    Përgjigju
  • Xoni: 10/02/2024 13:00

    Ky eshte eshte PERDHUNIMI I QYTETIT!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?