Tirana bie në kryeqytet kundër Kukësit, fiton Partizani dhe Vllaznia

13 Shkurt 2021, 15:59| Përditesimi: 13 Shkurt 2021, 16:02

  • Share

Supersfida e javës mes Tiranës dhe Kukës është fituar 0-2 nga verilindorët. Për Tiranën kjo është humbja e parë pas dy fitoreve, ndërsa Kukësi ngre kokën pas disfatës me Kastriotin.

Sakaq Partizani ia ka dalë lehtësisht të marrë tre pikët në transfertën e vështirë të Kamzës kundër Kastriotit. Të kuqtë kanë fituar 0-3 falë golave të Junior, Ferhan Hasanit dhe Lucas.

Ndërkohë Vllaznia ka ruajtur në 6 pikë diferencën me Partizani  ndjekës pasi ka fituar 1-0 në Shkodër kundër Apolonisë. Golin trepikësh në këtë takim e realizoi Shehi.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?