Moment nga ndeshja Teuta - Besëlidhja

Tirana e pëson mes polemikash në sekondën e fundit, Teuta fiton me Besëlidhjen dhe i merr kreun! Garë e fortë në basketboll

8 Dhjetor 2022, 14:07| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 14:06

  • Share

Superliga shqiptare në basketboll për meshkuj mbylli javën e nëntë me rezultate surprizë. Në Pallatin e Sportit "Ramazan Njala", Teuta fitoi me Besëlidhjen 70-65 duke marrë kreun e renditjes. Në "Farie Hoti", po për javën e nëntë Tirana u mund 98 - 100 nga Vllaznia në sekondën e fundit, me bardheblutë që polemizuan për koshin e fundit duke thënë se koha e ndeshjes kishte përfunduar teksa u dëgjua sirena finale.

Java e nëntë nisi me ndeshjen e zhvilluar në Vlorë, aty ku Apolonia u mund 87-91 nga Kamza Basket. Me këtë rezultat kamzalinjtë shkojnë në vendin e tretë me 14 pikë, duke lënë Apoloninë në vendin e parafundit me 13 pikë. Pas kësaj jave prin Teuta me 16 pikë, ndjekur nga Besëlidhja me një pikë më pak.

Javën e ardhshme Teuta udhëton për në "Qazim Dervishi" në përballje me Vllazninë, Tirana luan me Apoloninë në Vlorë, ndërsa Besëlidhja përballet me Kamzën në transfertë.

Rezultatet e javës së nëntë:

Apolonia 87 - 91 Kamza Basket

Tirana 98 - 100 Vllaznia

Teuta 70 - 65 Besëlidhja

Renditja:

Java e ardhshme:

Vllaznia - Teuta

Apolonia - Tirana

Kamza Basket - Besëlidhja

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?