Periferi

Tirana është zemërgjerë

13 Maj 2018, 22:54| Përditesimi: 13 Maj 2018, 22:56

  • Share

Poshtë pallateve luksoze të kryeqytetit sheh të dalin gra me këmbë të shkurtëra e shtate të gjatë dhe burra, me koka të mëdha, barqe të fryra. Të moshuar me fytyrat e djegura nga jeta e vështirë në fshat e të moshuara të kërrusura nga punët e vështira të malit apo të fushave, të veshura firmato. Tirana zemërgjerë ka strehuar në pallatet më të bukura, në lagjet më ekskluzive të saj familjet e të korruptuarve të 27 viteve demokraci: nëpunës të shtetit më të varfër në Europë, prokurorë, gjykatës, drejtorë drejtorish, doganash, tatimesh, ministrish, kanë nxjerrë paratë nga thasët e zinj të stivuar nëpër shtëpitë e tyre e kanë blerë pasuri imobiliare luksi. Disa janë ish funksionarë, e të tjerë funksionarë aktualë.

Në një nga pishinat e një hoteli ekskluziv në kryeqytet motra e një zyrtari të lartë, që vjen nga provinca e thellë e Shqipërisë na lë pa fjalë: Në Instagram bën foto magjike, Gineth Paltrou apo Xhenifer Aniston pëprara saj duken vajza të zakonshme lagjeje, ndërsa motra e politikanit provincial një divë. Në Instagram ama. Në realitet, edhe ajo, nuk i shpëton formulës së çuditëshme që prek njerëz të provincës sonë: këmbë të shkurtëra, shtat i gjatë e pamje që në realitet është 100 përqind e kundërta e asaj që vajza ofron në rrjete sociale.

Tirana është zemërgjerë me zengjinët e rinj. Nga vilat e pallatet luksoze të lagjeve më ekskluzive të saj zbresin familjarë trafikantësh rrejtesh kokaine, heroine. Kudo në botë, nga Italia, në Kolumbi, trafikantët e familjarët e tyre jetojnë të ngujuar nëpër periferitë e periferive.Të ndjekur e të përndjekur nga njerëzit e shtetit, ata të ndershmit që e kanë kuptuar dhe luftojnë që fëmijët e gjithë shoqërisë të mos ëndërrojnë të bëhen të korruptuar e trafikantë për të përfituar sa më lehtë pasurinë e të njollosen tërë jetën.

Tirana është zemërgjerë, i ka dhuruar vendet më të mira të saj njerëzve të tillë, që nuk e duan atë, nuk e respektojnë, që hedhin plehrat nga dritaret e pallateve luksoze ashtu siç bënin me pemët e lumenjtë në vendet më të bukura, por të largëta të Shqipërisë.

Tirana është zemërgjerë dhe urojmë që nga kjo zemërgjerësi ajo të mos humbasë fisnikërinë që njerëzit e korruptuar, trafikantët e të tjerë të dyshimtë individë, nuk e respektojnë për të tillë.

Komento

Komente

  • EURO MALOKU: 14/05/2018 12:42

    Kudo si Lutua... Keshtu eshte edhe ne ROME,PARIZ..LONDON e kudo qe shkon! Kapitalizmi a i omel si hallva!!

    Përgjigju
  • Prezjoni: 14/05/2018 10:09

    Nje shkrim i padiskutushem..realiteti i trishte i ketij vendi eshte politika ...e fallco demokracis.Kjo eshte nje diktature moderne

    Përgjigju
  • Liku: 14/05/2018 00:16

    Fiks. Nje shkrim perfekt. Kjo nuk ndodh vetem ne Tirane por dhe ne qytetet e tjera. Ne Shkoder ku un jetoj,nga Shkodra e kultures eshte kthy ne qytet ku vetem shkodranshe nuk flitet. Ku Drejtori i Arsimit malesore,Drejtor i Tatim Taksave malsor,Drejtoreshaaaaaa e muzeumit e cila e ka pa per here te pare 18 vjeçe muzeun nga nje ekskursion me klasen katundare,Drejtori i Spitalit katundare,te Hipoteka Drejtori katundare,te Aluizmi Drejtori malesore,te Inkspektoriati i punes katundare,tek Posta Drejtori malesore,te HEC Koman Drejtori malesore e Shefi personelit katundare.....etj etj. Del ne Piacen e famshme te Shkodres e perveç pleqve qe njoh nuk kam nje te moshes sime qe ti them naten e mire. Te gjithe te ardhur nga malet qe kur ecin ne rruge e ngren kemben lart se kujtojne se jan ne malore apo kur sheh katundare qe duhen breza per ti ikur era e bagetive. Dua ta mbydh me nje thenie te te madhit Fishta :" Sa bahet koci jahni,bahet katundari e malesori zotni". Shkodrant qe e kuptojn gjuhen e dine sa e thelle e fiks eshte kjo shprehje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?