Pas humbjes 4-0 nga Tirana në "Niko Dovana", trajneri Nevil Dede i Bylisit tha se do flasë me presidentin për të parë të ardhmen, duke marrë përgjegjësitë e humbjes. Sipas tij ekipi kishte shkuar në Durrës për turizëm.
"Jam i mendimit që përgjegjësinë duhet ta marr unë. Nuk shkoi asgjë, m’u duk sikur isha me skuadër që nuk e njihja. Nga Ballshi erdhëm në Durrës më shumë për turizëm se për të luajtur futboll, se për të menduar se ishim me kundërshtar në pozita aty-aty te klasifikimi.
Kemi bërë të njëjtat gabime si më parë. Sot treguam që jemi skuadër që zvogëlohemi shumë. Mua më shqetëson që ne duhet të jemi të vërtetë gjithmonë, nuk mund të paraqisim luhatje të mëdha.
Gjithsesi kemi shumë përpara, unë do flas dhe me presidentin, na duhet përqëndrim dhe fokus shumë i madh. Nuk duhet të mendojmë që Bylisi është kalimtar. Ka ditë të tilla, por ky është fakt", tha Dede për RTSH Sport pas ndeshjes.
Lajmi kryesor:
Superliga/ Magani debuton me fitore, Tirana 'poker' Bylisit! Laçi 1-1 AF Elbasani, verdheblutë gjashtë ndeshje pa sukses
S.Dh/ReportTv.al