Tirana i rikthehet normalitetit pas festave të fundvitit (FOTO)

3 Janar 2020, 15:23| Përditesimi: 3 Janar 2020, 15:44

  • Share

Pas festave të fundvitit, Tirana i është rikthyer normalitetit, dhe në rrugë kanë filluar lëvizjet e para. Ndonëse një pjesë e madhe e qytetarëve vijojnë të pushojnë, dhe të shijojnë ditët e para të Vitit të Ri 2020, bashkia e Tiranës thotë se punonjësit e mirëmbajtjes së qytetit i sheh kudo nëpër rrugë.

Falë punës së tyre të palodhur, rrugët e kryeqytetit janë të pastra, duke krijuar mundësinë që qytetarët të shijojnë sa më shumë ambientet përreth dhe ditët me diell të janarit, ndonëse moti është i ftohtë.

Mijëra qytetarë pritën në sheshin “Skënderbej” ndërrimin e viteve, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ndërkaq, fshati i festave i organizuar në shesh vijon të jetë më i frekuentuari.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?