Tirana kampione nis Superligën aty ku e mbylli, mposht Kukësin në Korçë! Kastrioti shtang Partizanin e Dajës

4 Nëntor 2020, 15:49| Përditesimi: 4 Nëntor 2020, 15:52

  • Share

Sezoni i ri i Superligës ka nisur në mënyrën më të mirë për Tiranën, ekipin kampion në fuqi, që ka mposhtur pastër 2-0 Kukësin, skuadrën që vjet e rivalizoi për kreun. Në ndeshjen e zhvilluar në Korçë, për shkak se në kryeqytet terrenet janë të dëmtuar, mbrojtësi Najdovski realizoi ‘dopietë’ në pjesën e parë.

Ndërkohë me zhgënjim e ka nisur Partizani i Ilir Dajës që është mposhtur 2-1 në Kamëz nga debutuesit e Kastriotit. Krutanët shënuan të parët, por pas barazimit të Partizanit me Asanin, morën tre pikët falë një supergoli të Rezit katër minuta para fundit të kohës së rregullt.

Ndeshja tjetër e orës 13:45 mes Bylisit dhe Laçit ka përfunduar 1-1.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?