Sport

Tirana 'luan tenis' me Apoloninë, bardheblutë afrohen me kreun! Skënderbeu zhyt në krizë të thellë Kukësin

4 Prill 2021, 17:57| Përditesimi: 4 Prill 2021, 18:49

  • Share

Tirana ka marrë një fitore tenistike me shifrat 5-2 kundër Apolonisë për llogari të javës së 26 të Superligës. Në Air Albania bardheblutë e nisën shumë mirë takimin duke realizuar me Bathën, por brenda pjesës së parë miqtë nga Fieri përmbysën me Levendin. Sfida që ishte e thjeshtë në letër u bë e vështirë në fushë.

Megjithatë në pjesën e dytë bardheblutë barazuan me Torrasën, para se Batha të përmbyste shifrat. Më tej gjetën rrugën e rrjetës dhe Ismailgeci me Kalen. Me këtë fitore kampionët në fuqi ngjiten në vendin e pestë me 41 pikë, 3 më pak se Partizani, ndërsa javën tjetër përballen me Skënderbeun.

Ky i fundit ndërkohë ka bërë suprizën sot duke mposhtur në Elbasan Arena 0-1 Kukësin, që ka marrë humbjen e dytë radhazi dhe e ka çuar në 7 numrin e ndeshjeve pa fitore. Golin trepikësh e realizoi Mensah, ndërsa me këtë fitore korçarët ngjallin shpresën për mbijetesë në Superiore.

Sakaq më herët Bylis barazoi 1-1 kundër Kastrioti, në një ndeshje që prodhoi shumë episode. Fillimisht zhbllokuan krutanët falë Prodanit në minutën e dytë, ndërsa më pas Ntepe barazoi për vendasit në pjesën e parë. Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fundin e lojës.

Ndërkohë po për llogari të javës së 26 të Superligës një ditë më parë Teuta mposhti 1-0 Laçin, duke marrë vendin e parë, me po aq pikë sa Vllaznia që barazoi pa gola kundër Partizanit. Javën e ardhshme, që luhet të shtunën dhe të dielën spikat përballja mes Laçit të vendit të tretë dhe Vllaznisë së vendit të dytë, që ndahen me dy pikë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?