Tirana mbushet me ngjyrat e Conference League, zbukurohet për finalen! Të martën vjen trofeu për të cilin 'luftojnë' klubet

23 Maj 2022, 15:26| Përditesimi: 23 Maj 2022, 15:48

  • Share

Dy ditë para finales Europiane të Conference League në Tiranë kryeqyteti është bërë gati dhe zbukuruar për të pritur Romën dhe Feyenoord si dhe tifozët e tyre që priten të jenë të shumtë. Në rrugët kryesore janë vendosur banderola me ngjyrat karakteristike të kompeticionit Conference League, që tregojnë për ngjarjen e madhe që pret kryeqyteti.

Në sheshin ‘Skënderbej’ dallohet fusha e minifutbollit, ndërsa ‘Fan Zona’ është gati prej disa ditësh.

Ndërkohë UEFA po u jep dorën e fundit përgatitjeteve të stadiumit ‘Air Albania’. Të martën në orën 16:20 në aeroport do mbërrijë ekipi i Romës që do niset direkt drejt stadiumit për një inespektim të fushës. Sakaq në orën 14:00 në Tiranë vjen Feyenoord, ndërsa në orën 19:30 është parashikuar seanca e vetme stërvitore, ndryshe nga ekipi italian.

Sakaq të martën vjen në Tiranë edhe trofeu i Conference League që do ekspozohet në sheshin ‘Skënderbej’, ndërsa prej mëngjesit të sotëm ka mbërritur në Tiranë edhe autobusi i klubit të Romës nëpërmjet portit të Durrësit dhe është vendosur në hotelin ku edhe do qëndrojë ekipi.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?