Tirana ‘poker’ kundër Kamzës, Kastrioti ‘shpërtallon’ Luftëtarin. Teuta dhe Flamurtari bëjnë ‘paqe’

27 Janar 2019, 20:20| Përditesimi: 27 Janar 2019, 20:38

  • Share

Tirana ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat pasi sot në kryeqytet ka mposhtur 4-1 Kamzën. Pjesën e parë bardheblutë e mbyllën në disavantazh, por arritën të përmbysnin gjithçka në fraksionin e dytë falë edhe kartonit të kuq që Kamza mori në minutën e 40. Golat për bardhblutë u realizuan nga Ngo, Doka dhe Hasani “dopietë”. 

Sot janë luajtur edhe dy ndeshje të tjera të vlefshme për javën e 19 të Superligës. Në Gjirokastër Kastrioti ka shpërtalluar 1-5 Luftëtarin, ndërsa në Durrës ndeshja mes Teutës dhe Flamurtarit është mbyllur me shifrat 1-1.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?