Turistët e huaj në Tiranë

Tirana 'pushtohet' nga turistët

7 Korrik, 10:25| Përditesimi: 7 Korrik, 11:28

  • Share

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, edhe në këto ditë të nxehta korriku gjallëron nga turistët e huaj, që kanë zgjedhur ta vizitojnë atë.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku turistët lëvizin në grup.

“Mirëmëngjes

dhe me këtë parakalim turistik në Tiranën e pushtuar si asnjë vit më parë nga vizitorët e huaj, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan kreu i qeverisë.

Kujtojmë se turizmi ka kapur shifra rekord në 2024-ën. Në total në janar-maj numri i të huajve që erdhën në vendin tonë regjistroi shifrën mbi 3.3 milionë, apo 38.2 për qind më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sa i përket muajit qershor në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit kanë kaluar mbi 1 milion pasagjerë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Andri: 08/07/2024 11:54

    ????????????

    Përgjigju
  • Hë se: 07/07/2024 14:36

    Tash që Shqipëria po zbrazet, edhe 300 turistë të vijnë na pushtojnë.

    Përgjigju
  • Genti: 07/07/2024 10:50

    Po po 10 milione turiste edhe plazhet bosh. Turist me llogartni edhe mua qe vij te shoh prinderit dy here ne vit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?