Tirana

Reshjet e shiut paralizojnë Tiranën, trafik i rënduar çdo rrugë të kryeqytetit! Ja akset më problematike (VIDEO)

7 Tetor 2021, 09:07| Përditesimi: 7 Tetor 2021, 14:59

  • Share

TIRANË- Kryeqyteti është zgjuar mëngjesin e sotëm në kaos, me një trafik të rënduar. Situata paraqitet e njëjtë në të gjitha rrugët dhe kryqëzimet e Tiranës. Në çdo cep të saj ka një varg kilometrik makinash që qarkullojnë me shumë vështirësi. 

Probleme me radhë të gjata raportohen në hyrje të Tiranës, nga zona e Treshit deri pranë Pallati me Shigjeta, unaza, rruga "Dritan Hoxha" në hyrje, ish-Stacioni i Trenit, rruga "5 Maji", Rruga e Dibrës dhe "Xhanfize Keko". Radhë të gjata edhe nga rrethrrotullimi i Saukut deri tek Ekonomiku.

Sikur trafiku të mos mjaftonte, shqetësim mbetet edhe boritë e makinave në kor. Mes kaosit, vihet re një prezencë shumë e pakët e uniformave të policisë. Megjithatë, sipas Policisë Rrugore, shërbimet janë të shpërndara dhe po punojnë për zhbllokimin e qarkullimit.

 

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Juri: 07/10/2021 11:31

    Po te kishim urbaniste inteligjente dhe jo bythelepires te lali neverise, do paraqisnin nji studim sesi ky kaos shkaktohet ne 40% prej mungeses TOTALE te vendparkingjeve. Tirana ngjan me Kabulin, dhe kto fasadat e bukura apo ato korsite idjote te bicikletave nuk na cojne ne europe, sepse korsite qe ka ndertu ai idjoti ndertohen atehere kur ti si qytet ke parkingje me bollek.

    Përgjigju
  • Endri: 07/10/2021 09:50

    Kur ka diell falenderoj Zotin. Kur bie shi mallkoj Z. Erjon Veliaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?