'TiranaArtGallery' hap ekspozitën e parë, galeristja Tinamaria Margongiu: Ja përse zgjodha Tiranën

14 Shtator 2018, 18:32| Përditesimi: 14 Shtator 2018, 18:46

  • Share

Edhe pse në jetën e saj ka bërë përherë artisten sot është shumë e lumtur për eksperiencën që ka vendosur të përjetojë në Tiranë, si galeriste. Ideja për krijimin e hapësire arti, siç është TiranaArtGallery, i ka lindur më herët. Tinamaria Marongiu (Tinamaria Maronxhiu) rrëfen se kjo hapësirë arti do të jetë një vend takimi për ata që e duan artin, por edhe për vet artistët nga mbarë bota.

Titulli i ekspozitës së parë në TiranaArtGallery është “Abstraksionizmi në art”. Dhjetë artistë, midis tyre edhe unë, ekspozojmë punët. Bashkë me kritikun e artit Giorgio Gregorie Grasso (Xhorxhio Gregorio Graso) menduam ta zhvillojmë këtë aktivitet, sepse IICAS (IKAS) ka lind me idenë për të krijuar bashkëveprim pa limit në art, jo vetëm me artistë shqiptarë dhe italianë, por nga gjithë bota.

 Tinamaria Marongiu

Arti për të është jeta e saj, është ajri që marrë frymë. Që në moshën 5-vjeçare këndonte, në moshën 13-vjeçare bënte mbrëmje muzikore.

Pasi nisi eksperiencën artistike si këngëtare më pas nisi që të shkruajë këngë që kanë bërë xhiron e botës. Ndërsa, tani po eksperimenton fotografinë, qeramikën dhe artet vizive.

Mesazhi universal nisur nga veprat e mia, që janë realizuar me materiale të çfarëdollojshme, mbi të gjitha me materiale të riciklueshme që gjenden edhe në rrugë është, për art kompakt. Përse art kompakt? Sepse, qëllimi im është që të krijoj një lloj kompakticmi ndërmjet materialeve, duke përfshirë edhe një mendim social. Me art kompakt dua të nënkuptojë edhe kompatizmin ndërmjet njerëzve. Ky është një motiv përse eksiton IICAS (IKAS), që të bashkojë njerëzit dhe artin.

Tinamaria Marongiu

 

Por përse artistja italiane ka zgjedhur që të krijojë këtë galeri arti në Tiranë?

Para dy vitesh erdha këtu për pushime, për pak ditë. Pas këtij udhëtimi pata një stimul, që më thoshte: Unë dua që të vij këtu. Ndonjëherë nuk e di se cili është motivi i vërtetë, por ndjek instinktin. Nëse jam këtu mendoj se ka një arsye.

Për artisten që e sheh artin si frymëmarrje për të jetuar është shumë e rëndësishme që të ketë sa më shumë shkëmbim human me njerëzit. Tinamaria Marongiu mendon se arti pa humanitet nuk ka rrënjë. Inaugurimi i TiranaArtGellery bëhet në datë 15 shtator.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?