Tirana-Laçi, kubinasit do provojnë për kreun! Shehi: Kundërshtar i vështirë dhe cilësor

13 Dhjetor 2021, 12:54| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 21:10

  • Share

Tirana që udhëheq kampionatin me katër pikë më shumë se Kukësi do të luajë të martën ndeshjen e javës së 13 të Superligës në transfertë kundër Laçit, një skuadër që po bën shumë mirë sëfundmi.

“Është një ndeshje me shkallë vështirësie të lartë. Dihet që Laçi është skuadër e mirë, ka në përbërje lojtarë cilësorë. Këto javët e fundit po bën mirë, por në këtëo javë që ka hyrë kampionati ndeshjet sa vijnë e vështirësohen,”-tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Ndërkohë sot, në orën 19:45 në Air Albania, do luhet derbi Partizani-Dinamo, me dy skuadrat që vijnë nga një moment i vështirë dhe 3 pikët në derbi do vlenin për ringritjen.

“Derbi është një ndeshje e veçantë që nuk shkon me vazhdimësinë që kanë dy ekipet. Të dy ekipet vijnë me humbje, por mos të harrojmë që në këto 5 javët e fundit kemi 3 fitore, 1 barazim dhe një humbje,”-u shpreh Ilir Daja, trajner i Partizanit.

“Ne mendojmë të fitojmë 3 pikët. Dëshirojmë shumë të fitojmë 3 pikët, por e thashë që në futboll nuk është vetëm me dëshirë dhe me të thënë, por me atë që do japësh në fushë,”-tha Bledi Shkëmbi, trajner i Dinamos.

Të dielën ndërkohë u luajtën dy ndeshjet e para të javës së 13 me Vllazninë që mposhti 2-0 Skënderbeun dhe Kastriotin që mori 3 pikët me shifrat 1-0 kundër Egnatias.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?