Punonte si shofer i zjarrfikëseve në stacionin e Mëzezit, por nën uniformë ishte kthyer edhe kreu i një grupit të trafikut të kokainës nga Gjermania në Zvicër. Hetimet e prokurorisë tiranë pas një letër porosie mbërritur nga Zvicra, zbuluan se Ndriçim Harka bënte një jetë të dyfishtë mes fikjes së zjarrit dhe trafikut të drogës.
Duke rekrutuar edhe shtetas të huaj si gjerman e zvicerian ai së bashku me kunatin e tij tashmë shpallur në kërkim mundin të dërgonin kokainë nga Gjermania në Zvicër. Kundrejt pagesave nga 1 mijë në 3500 euro ata paguanin korrierët ndërsa pak kohë më parë u është sekuestruar 3 kg kokainë në kufirin e Zvicrës. E pikërisht tek kapja e kësaj ngarkesë rezulton se korrieri ka një numër të lartë telefonatash me bosin shqiptar, që u identifikua nga numri i telefonit dorëzuar në aplikimin e kartës biometrike.
Harka është arrestuar me vendim të prokurorit Bledar Valikaj ndërsa pritet që të mërkurën të dalë para gjykatës. Ndërkohë në kërkim është kunati i tij me inicialet E.M i cili legalisht ka kaluar kufirin shqiptar drejt Greqisë në 2018 dhe nga ajo ditë është jashtë vendit.
Nga deklarimet e tyre shtetasit e huaj mes tyre një gjerman ka deklaruar se këtë punë e bënte prej kohësh ndërsa grupi rezulton aktiv nga vitit 2015 me linjën e kokainës Gjermani-Zvicër.
Ndriçim Haka
Detaje të tjera janë zbuluar nga grupi shqiptar i trafikut të kokainës që është goditur ditën e sotme në Tiranë. Sipas prokurorisë 2 drejtuesit e grupit janë në vendin tonë, një prej tyre është zjarrfikësi Ndriçim Harka.
Ky grup shqiptarësh ka rekrutuar edhe një zvicerian për trafikun e kokainës, Gjermani Shqipëri Zvicër. Deri më tani janë kapur 3 kg kokainë, ndërsa për një transport ofronin 3500 euro. Grupi është aktiv që në 2015, dhe është goditur pas përgjimeve dhe vëzhgime në terren te aktivitetit kriminal. Droga merrej në Gjermani dhe tranportohej në Zvicër me makina.
na plasi trapi, a ka leke pune shkolla fabrika uzina? ska, kshuqe sna plasi fare
Përgjigju