Tiranë: Arvizu takon
Berishën, drekë te Vila 31

18 Prill 2012, 14:08| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Ka përfunduar pa deklarata takimi në vilën 31 në kryeqytet, mes ambasadorit të SHBA, Aleksandër Arvizu, dhe Kryeministrit Sali Berisha. I pari ka mberritur rreth ores 14:00 ambasadori amerikan, e me pas kryeminisrti Berisha ka lene seline e qeverise dhe ka mberritur ne vilen 31, te zona e ish-bllokut per te zhvilluar kete takim.

Takimi mes tyre zgjati rreth 1 orë e 30 minuta dhe në përfundim të tij asnjëri prej tyre nuk ndaloi të bisedonte me gazetarët që prisnin jashtë vilës.

“Po pres që të kem një diskutim po aq të sinqertë me të. Shpresoj gjithashtu të takohem me kryetaren e Kuvendit, para se unë të iki për në SHBA javën tjetër. Është një mënyrë produktive e kohës sonë për të dëgjuar pikëpamje të sinqerta dhe për të identifikuar idetë e përbashkëta për të ecur përpara", deklaroi dje ambasadori Arvizu pas takimit me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Dje në takimin e selisë rozë, ku u diskutua situata e fundit politike, ishin të pranishëm dhe ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, dhe ai i OSBE, Eugen Wollfarth.

“Rama vuri në dukje se në procesin e zgjedhjes nga Kuvendi të anëtarit të KLD u shkelën hapur të gjithë Rregullat e Procedurës dhe u kompromentua procesi i votës së fshehtë çka sjell pasoja të rënda për të tashmen dhe të ardhmen e jetës parlamentare, duke dëmtuar rëndë institucionet kushtetuese të vendit.”- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë dje nga selia rozë.

Kreu i PS gjithashtu shprehu shqetësimin për mungesën e progresit të pritur në çështjet më esenciale të Reformës Parlamentare. Rama theksoi domosdoshmërinë për të punuar më ritme të përshpejtuara për të realizuar Reformën Elektorale brenda afateve për të cilat është rënë dakord. Ai siguroi Trojkën për impenjimin maksimal të PS në realizmin reformave në përgjithësi dhe të ngritjes së Gjykatës Administrative në veçanti.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?