TIRANË- Ekspertiza mjekësorë përcaktoi se 35-vjeçari Jetnor Zh. ka qenë i papërgjegjshëm në veprimet e tij, teksa për një kohë të gjatë, mbajti në izolim familjarët, duke i privuar edhe të drejtën për të komunikuar me telefon, pasi sapo largohen nga banesa, bllokonte valët.
Mbi këtë rezultat, Gjykata e Tiranës, vendosi shtrimin e përkohshëm në spital psikiatrik të burrit të arrestuar.
Burgosja e familjes, gruas, 2 fëmijëve, e nënës së moshuar të 35-vjeçarit, u zbulua nga fqinjët, të cilët bënë denoncim në polici të habitur nga monitorimi me kamera të shumta i banesës.
Jetnor Zh. kontrollonte anëtarët e familjes me kamera edhe në tualet, ndërsa para hetuesve ka dëshmuar se të gjithën e bënte për t’i mbrojtur nga rreziqet e botës jashtë. Problemet e tij me shëndetin mendor, u dyshuan prej momentit kur ai tha se dëgjonte zëra nga muri, të cilat i ndjente si rrezik për familjarët e tij e në disa raste besonte se përgjohej.
Në familje dyshohet se ushtrohej edhe dhunë, edhe pse bashkëshortja e të riut me profesion ekonomist, por së fundmi i papunë, nuk e ka denoncuar në polici për shkak se e donte. Ajo kishte tentuar disa herë vetëvrasjen, e madje kishte lënë edhe letra lamtumire për familjarët, ku u kërkonte atyre falje.
Sherim te shpejte o djale, qe mos ta humbesh familjen dhe gjithcka ke.
Përgjigju