Tiranë/ I dënuar më parë për vrasje, burri qëllon gruan me thikë në qafë dhe trup! Vihet në pranga, 42-vjeçarja në spital (EMRI)

23 Maj, 07:55| Përditesimi: 23 Maj, 14:48

  • Share

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”.

52-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje, ka qëlluar me thikë në qafe dhe në trup gruan e tij, E. Sh., 46 vjeçe. Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Jakup (Arben) Shahu është arrestuar nga Policia. Ende nuk dihen arsyet dhe motivet e kësaj ngjarjeje, por grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

52-vjeçari Shahu ka qëlluar për vdekje 28-vjeçarin Arjan Mejdani. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2011.

Vrasja nga Jakup Shahu? 

Mejdani u dënua me 13 vite burg për vrasjen e një 28-vjeçari në Selitë të Tiranës në vitin 2011, për motive xhelozie. Jakupi ka vrarë me kallashnikov Arjan Mejdanin ndërsa shoku i tij Agron Isiu, plagosi dy të tjerë, babain e viktimës, Bujar Mejdani dhe kunati i këtij të fundit, Arben Muharremi. Ata tentuan të arratiseshin, por i mbaroi karburanti i makinës dhe u kapën nga policia.

Jakup Shahu, kishte një lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e viktimës Arjan Mejdani. Kjo lidhje fillimisht është zbuluar nga bashkëshortja e autorit. Gruaja e të dyshuarit Jakup Shahu, një javë para ngjarjes, ka shkuar për te lokali i viktimës, aty ku ndodhi edhe vrasja, dhe ka nisur të debatojë me gruan e Arjan Mejdanit, duke e akuzuar se i kishte marrë bashkëshortin. Aty ka nisur konflikti mes dy bashkëshorteve, fillimisht me fjalë e më pas janë kanë nisur të godasin njëra-tjetrën me sende të forta.

Sherri ishte i vazhdueshëm mes dy grave. Mejdani ka shkuar të takojë të dyshuarin Jakup Shahu, i cili banonte pranë shtëpisë së Mejdanit. Duke debatuar me të, në mes është futur bashkëshortja e Shahut, e cila ka rrëfyer edhe historinë e tradhtisë nga ana e të shoqit dhe gruas së viktimës. Fillimisht Mejdani ka nisur të debatojnë me dy autorët në lokalin e tyre dhe më pas ata kanë nxjerrë armët nga një makinë që ishte i parkuar para lokalit dhe kanë nisur të qëllojnë në drejtim të tyre, ku Arjani ndërroi jetë 15 minuta pasi mbërriti në spitalin e Traumës dhe u plagosën dy familjarët e tij.

Ora 10:44
Kallashnikov dhe plumba në mes të Selitës, kush është 52-vjeçari që qëlloi gruan me thikë! Në 2018 vrau burrin e të dashurës

Jakup Shahu, 52-vjeçari i cili në orët e para të mëngjesit të sotëm (23 maj) plagosi për shkaqe xhelozie me thikë gruan e tij është një emër i njohur për policinë shqiptare. 13 vite më parë, konkretisht më 7 shtator 2011, në atë kohë 39 vjeç, Jakup (Arben) Shahu ka vrarë me armë zjarri Arjan Mejdanin.

Ndërkohë në atë ngjarje janë përfshirë edhe disa persona të tjerë, të cilët mbetën të plagosur.  Personat janë të komunitetit rom dhe po ashtu edhe ngjarja e 13 viteve më parë ka ndodhur për arsye xhelozie. Pas kësaj ngjarje, autori Jakup Shahu është dënuar me 13 vite burg, dhe para pak kohësh ai është liruar, por sapo ka dalë sërish është përfshirë në ngjarje, duke plagosur këtë herë gruan e tij.

Historia e Jakup Shahut

Jakup (Arben) Shahu ka qëlluar për vdekje Arjan Mejdanin në atë kohë 28 vjeç, më 7 shtator 2011 rreth orës 20:40, në lagjen “Selitë”, te rruga “Irfan Tomini” në Tiranë. Në sherr u përfshinë autori i krimit, shtetasi Agron Isiu, si edhe viktima, Bujar Mejdani e Arben Muharremi (Këta dy të fundit mbetën të plagosur). Pas ngjarjes u arrestuan Jakup Shahu, i cili qëlloi për vdekje 28-vjeçarin Arjan Mejdani, ndërsa Agron Isiu su autori i plagosjes së dy personave të dëmtuar në ngjarje, Bujar Mejdani e Arben Muharremi. Viktima, të plagosurit dhe autorët, që i përkasin komunitetit rom, kanë pasur një konflikt për motive xhelozie, konflikt që pati pasoja tragjike.

Sherri mes Jakup Shahut dhe viktimës, Arjan Mejdani, ka pasuar si shkak konfliktin e vazhdueshëm të bashkëshorteve të tyre. Gratë e dy protagonistëve të ngjarjes pretendonin për tradhti bashkëshortore. Pas ngjarjes autorët ngjarjes u arratisën por u lanë në baltë nga makina me të cilin po tentonin të largoheshin nga Tirana. Mjeti nuk ka qenë i furnizuar mjaftueshëm me karburant, duke i lënë në mes të rrugës, pranë rrethrrotullimit të Doganës, në drejtim të Kthesës së Kamzës.

Ata janë kapur në flagrancë kur po shtynin makinën në drejtim të karburantit më të afërt dhe janë arrestuar. Policia tha se në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar një pistoletë e kalibrit 7.62 mm, model 54 TT, dhe një krehër automatiku me fishekë.

Xhelozia

Një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën gjatë konfliktit me armë mes banorëve të komunitetit rom në Selitë të Tiranës. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40 të 7 shtatorit, në mes të pallateve ku banon pjesa më e madhe e komunitetit rom.

Policia dhe dëshmitarët okularë thanë se ngjarja mund të kishte pasur përmasa edhe më të mëdha nëse autorit nuk do t’i bllokohej arma automatike tip “Kallashnikov”, me të cilën kreu vrasjen dhe plagosjen e dy personave.

28-vjeçari Arjan Mejdani u plagos rëndë dhe ndërroi jetë 15 minuta pas mbërritjes në Spitalin Ushtarak. Ndërsa u plagosën babai i tij, Bujar Mejdani dhe kunati i këtij të fundit, Arben Muharremi.

Gruaja e të dyshuarit Jakup Shahu, një javë para ngjarjes, ka shkuar për te lokali i viktimës, aty ku ndodhi edhe vrasja, dhe ka nisur të debatojë me gruan e Arjan Mejdanit, duke e akuzuar se i kishte marrë bashkëshortin.

Aty ka nisur konflikti mes dy bashkëshorteve, fillimisht me fjalë e më pas janë kanë nisur të godasin njëra-tjetrën me sende të forta. Gjatë këtij debati kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarët e familjes së viktimës, të cilët kanë ndërhyrë duke i dhënë fund përkohësisht dhunës mes tyre. Sherri ka vijuar pothuajse çdo ditë.

Sipas dëshmitarëve, të dyja gratë, sa herë që përballeshin në rrugë apo në lokal, ziheshin me njëra-tjetrën duke u kapur nga flokët, derisa shkonin persona të tjerë për t’i ndarë. Për këtë konflikt të vazhdueshëm ishte vënë në dijeni viktima Arjan Mejdani, të cilit i kanë treguar të afërmit e vet, por edhe banorë të tjerë të lagjes që kishin parë sherret e vazhdueshme të bashkëshortes së tij me të shoqen e autorit.

Pasi ka dëgjuar variantin e gruas së tij, me të cilën kishte 3 fëmijë, Mejdani ka shkuar të takojë Jakup Shahu, i cili banonte pranë shtëpisë së tij. Duke debatuar me të, në mes është futur bashkëshortja e Shahut, e cila ka rrëfyer edhe historinë e tradhtisë nga ana e të shoqit dhe gruas së viktimës. Ky debat është bërë dy ditë para se të ndodhte krimi.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, ky ka qenë edhe shkaku i debatit që nisi para se të përdoreshin armët. Fillimisht viktima dhe të plagosurit kanë nisur të debatojnë me dy autorët në lokalin e tyre dhe më pas ata kanë nxjerrë armët nga një “dum-dum” që ishte i parkuar para lokalit dhe kanë nisur të qëllojnë në drejtim të tyre.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/05/2024 01:03

    Ato 13 vite i ka bere te plota,ceshtja qendron se si mundet nje kriminel te denohet per vrasje vetem me 13 vjet?!

    Përgjigju
  • Or tej: 23/05/2024 17:29

    Nuk e kuptoj si nuk beri ndonjeri si i forte me keto politikanet por ngelen duke bere te fortit me skllavet qe kane ne shtepi or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Artjoni: 23/05/2024 10:27

    Vihet në pranga, 42-vjeçarja në spital?

    Përgjigju
  • Turi: 23/05/2024 09:44

    Ka vrare ne vitin 2011 dhe sot eshte i lire hajde drejtesi hajde !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?