Kronikë

Tiranë/ 30-vjeçarja e huaj gjendet e vrarë me thikë brenda banesës ku qëndronte me qira prej më shumë se 1 jave! Dyshime mbi partnerin e saj të arratisur, policia në kërkim të tij (DETAJET)

27 Shkurt, 14:09| Përditesimi: 27 Shkurt, 16:43

  • Share

TIRANË- Një 30-vjeçare e huaj është gjetur e vrarë me thikë brenda një banese (Airbnb), të cilën ajo e kishte marrë me qira me partnerin, 10 ditë më parë.

Ishin pronarët e banesës, në godinën 3-katëshe, që njoftuan policinë, pasi çiftin nuk ishte parë prej dy ditësh.

Kur policia u fut në banesë, gjeti trupin e gruas së re të pajetë me shenja thike në pjesën e barkut.

Burri me të cilin ajo kishte marrë me qira airbnb nuk është gjendur aty, duke u arratisur me të gjitha dokumentet e tij dhe të viktimës. Vetëm 10 cent janë gjetur në banesën ku u gjet e pajetë e huaja, pasi çdo gjë tjetër ishte marrë nga partneri i arratisur. 

Për policinë ky është autori i dyshuar. Ai është shpallur në kërkim nga blutë, por dyshohet se është larguar nga Shqipëria.

Gjaku i 30-vjeçares së pajetë është gjetur i tharë, duke ngritur kështu dyshimet se mund të jetë vrarë para një ose dy ditësh, por këtë do ta përcaktojë ekspertiza në Institutin Mjekoligjor, ku dhe trupi i viktimës është dërguar. 

Çifti raportohet të kenë ardhur në Tiranë më datë 19 shkurt 2025. Gruaja ka qenë e mbuluar dhe komunikonte me partnerin e saj kryesisht në gjuhën gjermane, por edhe në tjetër që besohet se i përket Lindjes së Mesme. 

Sipas pronarëve të banesës, çifti nuk u ka paraqitur asnjë mjet identifikimi, me pretekstin se nuk i kishin me vete. 

“Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte  marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe. Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton Policia.

Lajmi në përditësim...

Ora 16:27
Vrasja në Tiranë e 30-vjeçares së huaj, Video e godinës 3-katëshe ku ajo qëndronte prej 10 ditësh me partnerin! Ja çfarë gjeti policia në banesë (VIDEO)

 

Report Tv ka siguruar foton e godinës 3-katëshe, ku u gjet e vrarë me thikë 30-vjeçarja e huaj, e cila kishte marrë me qira një banesë (Airbnb) së bashku me partnerin prej 10 ditësh.

Godina gjendet pranë bllokut të ambasadave në Tiranë, në rrugën "Gjon Muzaka".

Vetëm 10 cent janë gjetur në banesën ku u gjet e pajetë gruaja e huaja, pasi çdo gjë tjetër është marrë nga partneri i arratisur.

SI.E./K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • lexuesi: 27/02/2025 14:55

    merre brenda pronarin qe i ka dhene apt me qera. duket e embel paraja e thate...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?