Foto nga provat materiale të të arrestuarve

Tiranë/ Goditen dy raste të ndryshme të veprimtarisë së lojërave të fatit, vinin baste sportive, arrestohet 2 persona

6 Janar 2023, 10:59| Përditesimi: 6 Janar 2023, 11:05

  • Share

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e dy personave  pasi u kapën në flagrancë duke vënë baste sportive në lokalet e Tiranës. Njëri prej tyre, 28-vjeçari L. Xh., 28 vjeç, është kapur në flagrancë duke vënë baste sportive në një lokal në rrugën “Petro Nini Luarasi”, ndërsa rasti tjetër i arrestimit është 44-vjeçari A.M i cili u kap duke vënë baste sportive në një lokal në Tiranë në rrugën “Loni Ligori”.

28-vjeçari ndodhet në Komisariatin e Policisë nr 1 për hetimet e mëtejshme dhe i është sekuestruar aparati celular me të cilin vendoste bastet sportive.

44-vjeçari gjendet në Komisariatin e Policisë nr 6. Atij iu sekuestruar gjithashtu aparati celular me të cilin vinte bastet sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës , për veprime të mëtejshme.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?