TIRANË- Një histori e rëndë dhune fizike dhe terrori psikologjik prej vitesh fshihej brenda mureve të shtëpisë, aty ku duhej të ishte strehë e ngrohtë u zbulua sot (26 janar 2024) në Tiranë.
Ka ndodhur në Selitë të vjetër. Në apartamentin e katit të tretë, Jetnor Zh. 35-vjeç, mbante të kyçur në banesë, gruan dhe vajzën e mitur, si edhe nënën e tij, duke mos i lejuar që të dalin nga shtëpia sa herë që ai largohej. Pa i lejuar kurrfarë komunikimi as me persona të tjerë.
Burri me profesion ekonomist kishte instaluar kamera sigurie në çdo cep të shtëpisë, në derën kryesore, në dritaren e dhomës së gjumit, përfshirë edhe tualetin. Jo vetëm kaq për vite ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, si dhe u ndalonte komunikimin me persona të tjerë. Dhuna ishte bërë aq e rëndë sa gruaja kishte tentuar të kryente dhe vetëvrasjen.
Një zile pranë derës së blinduar me disa çelësa sigurie, me sensorë, një arkë me dru dhe një lule. Kjo është ajo çfarë shihet në hyrjen e apartamentit të familjes së mbajtur në izolim. Report Tv ishte atje. Edhe pse trokiti në derë dhe brenda dëgjoheshin zëra, askush nuk e hapte.
Në 10 vite martesë, nuk dihet se sa kohë gruaja, vajza, dhe nëna e 35-vjeçarit kanë qëndruar nën këtë torturë, derisa një telefonatë denoncuese çoi policinë atje. Një person të cilit policia i ruan identitetin, telefonoi në sallën operative pas një kohe të gjatë pa komunikim me gratë, dhe kërkoi ndihmën e policisë të shkojnë në banesë.
Efektivët e komisariatit numër 1 trokitën në derën e banesës, por derën e gjetën të kyçur. Të vëna nën terror gratë nuk u përgjigjën. Policia doli në kërkim të kryefamiljarit të cilin e detyruan të fusë brenda në banesë uniformat blu.
Duke pasur përballë personin që veç dhunës psikologjike e ka dhunuar edhe fizikisht, bashkëshortja e tij nuk ka thënë asnjë fjalë para hetuesve. Por nëna e 35-vjeçarit ka gjetur guxim. Tregoi se djali i mbante kyçur dhe ushtronte dhunë mbi të tre duke çuar dhe në prangosjen e tij.
Kaq është dashur që efektivët të arrestojnë 35 vjeçarin dhe të marrin në mbrojtje familjen. Punonjësit e shërbimit social janë vënë në dispozicion të grave dhe 2 fëmijëve të mitur që kanë përjetuar dhunën. Ndërkohë në banesë u gjetën edhe 2 letra lamtumire të shkruara nga gruaja e 35-vjeçarit, e cila në gjendje të rënduar psikologjike prej vitesh, kishte menduar edhe vetëvrasjen.
Sapo largohej nga banesa 35-vjeçari bllokonte valët e telefonit në mënyrë që gruaja dhe nëna e tij të mos komunikonin me persona të tjerë, dhe aq më pak të njoftonin policinë. Në mesin e kësaj histori të rëndë, policia ka kërkuar ekspertizë për shëndetin mendor të 35-vjeçarit, i cili efektivëve u tha se gjithçka e ka bërë për të mbrojtur familjen e tij, nxitur nga fakti që “dëgjonte persona të flisnin me gruan e tij”.
Vetë ai në dëshminë e tij është justifikuar duke thënë se "e bënte për tu mbrojtur".
Në mesin e kësaj histori të rëndë, policia ka kërkuar ekspertizë për shëndetin mendor të 35-vjeçarit, i cili efektivëve u tha se gjithçka e ka bërë për të mbrojtur familjen e tij, nxitur nga fakti që “dëgjonte persona të flisnin me gruan e tij”.
Burri kishte lidhur kamerat e instaluara kudo në banesë me telefonin e tij dhe i monitoronte sa herë largohej nga banesa.
Ndiqni lajme të tjera mbi këtë ngjarje të rëndë në zhvillimet poshtë.
Një histori disa-vjeçare dhune fizike dhe terrori psikologjik brenda mureve të shtëpisë është zbuluar në Tiranë. Një 35-vjeçar mbante të mbyllur në banesë, gruan, vajzën e mitur, dhe nënën e tij. Sa herë largohej i kyçte i ruante me kamera dhe i bllokonte valët telefonike.
Edhe pse gruaja dhe nëna e tij ishin viktima të këtij terrori prej vitesh asnjë denoncim nuk ishte bërë në polici.
Po si policia arriti të mësonte çfarë ndodhte brenda asaj banese?
Shqiptara.com mëson se ka qenë një telefonatë në polici. Blutë përpiqen të jenë diskret për të treguar më shumë për personin që ka bërë denoncimin por dihet që është jashtë familjes së ngushtë që kishte krijuar brenda mureve Jetnor Zh.
Edhe pse nuk kishte një denoncim, efektivët e Komisariatit nr. 1 kanë shkuar për të kontrolluar dhe mësuar si qëndron e vërteta por kanë gjetur derën e kyçur
Kur kanë trokitur, dera nuk është hapur edhe pse në brenda ka pasur fëmijë. Më pas kanë telefonuar Jetnor Zh. dhe i kanë kërkuar të hapë derën.
Më pas kanë gjetur 35-vjeçarin, i cili më pas i ka futur brenda në banesë. Bashkëshortja e tij nuk ka thënë asnjë fjalë para hetuesve. Ka qenë nëna e tij, Hume Zh. e cila ka treguar se i mbante të kyçur dhe ushtronte dhunë mbi të treja.
Bashkëshotja e tij për shkak të situatës nuk është në gjendje të mirë psikologjike. Në banesë janë gjetur letra të shumta lamtumire për shkak të tentativës për vetëvrasje, informon gazetari Sokol Dema.
Çifti kishte 2 fëmijë të mitur.
Report Tv sjell videon e momentit kur policia shoqëron bashkëshorten e Jetnor Zhabolit në banesë shoqëruar edhe nga një psikologe.
Foto: Jetnor Zhaboli
Report Tv ka siguruar foton e 35 vjeçarit Jetnor Zhaboli i cili prej muajsh mbante të mbyllur nënën, gruan dhe 2 fëmijët e mitur brenda banesës së tyre.
Prej vitesh, i arrestuari u ndalonte komunikimin me persona të tjerë ndërsa sa herë që dilte nga shtëpia u mbyllte dyert dhe i vëzhgonte nëpërmjet kamerave që kishte instaluar në çdo cep të shtëpisë.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për rastet e dhunës në familje që janë zbuluar në Tiranë e Shkodër. Balla shkruan se do vazhdojë t’i kërkojë Policisë së Shtetit që të godasë rastet e dhunës në fa,iljes, pas s’ka asnjë justifikim.
"Policia e Shtetit Tiranë dhe Shkodër kanë identifikuar tre raste të rënda dhune në familje, duke ndaluar menjëherë autorët. Do të vazhdoj t’i kërkoj Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! Asnjë justifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund", shkruan Balla.
Report Tv mëson detaje nga dëshmia e 35 vjeçarit, Jetnor Zh., i cili prej vitesh dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht nënën, nusen dhe vajzën e tij të mitur. Ata qëndronin të kyçura brenda në banesë kur ai dilte ndërkohë që kishte vendosur kamera kudo rreth banesës jashtë por dhe brenda për të monituar lëvizjet e grave
“E kam bërë për ti mbrojtur” ka thënë ai.
Kamerat më banesë i janë gjetur në çdo hapësirë, përfshirë edhe tualetin, të cilat i monitoronte gjithë kohës. Bashkëshortja e tij, për shkak të situatës shumë të rënduar të dhunës, disa herë më herët ka tentuar të kryej vetëvrasje.
Do të jetë një ekspertizë që do të përcaktojë gjëndjen mendore të 35 vjeçarit.
Tirane- Report Tv ishte në banesën e Jetnor Zhaboli ku nëna, nusja dhe vajzën e mitur jetonin mes dhunës fizike dhe presionit psikologjik, ndërkohë që sa herë dilte nga banesa ai i mbyllte me kyç në banesë dhe I monitoronte me kamera
Edhe në pjesën e jashtme të derës së apartamentit në Selitë të vjetër, ku jetonin ai kishte vendosur 2 kamera për të monitoruar kush hynte e dilte.
Edhe pse zilja bie dhe brenda ka njerëz askush nuk e hap atë. Grupi i xhirimit me gazetarin Sokol Dema po ndjek ngjarjen e rëndë.
Kamerat më banesë i janë gjetur në çdo hapësirë, përfshirë edhe tualetin, të cilat i monitoronte gjithë kohës. Bashkëshortja e tij, për shkak të situatës shumë të rënduar të dhunës, disa herë më herët ka tentuar të kryej vetëvrasje.
Ndonëse dhuna fizike dhe terrori që ushtronte prej vitesh Jetnor Zh. ndaj nënës, gruas dhe vajzës së mitur kishte vazhduar prej vitesh gruaja nuk kishte bërë denoncim.
Edhe pse nuk kishte një denoncim, efektivët e Komisariatit nr. 1 trokitën në derë, por dera ishte e kyçur. Më pas kanë gjetur 35-vjeçarin, i cili më pas i ka futur brenda në banesë. Bashkëshortja e tij nuk ka thënë asnjë fjalë para hetuesve.
Ka qenë nëna e tij, Hume Zh. e cila ka treguar se i mbante të kyçur dhe ushtronte dhunë mbi të treja. Bashkëshotja e tij për shkak të situatës nuk është në gjendje të mirë psikologjike. Në banesë janë gjetur letra të shumta lamtumire për shkak të tentativës për vetëvrasje, informon gazetari Sokol Dema.
Zbulohen detaje të tjera nga historia e rëndë e dhunës në familje. 35 vjeçari, Jetnor Zh., i cili dhunonte dhe mbante të mbyllur në banesë nusen, nënën e tij dhe vajzën e mitur kishte vendosur kamera deri në tualet.
Çifti kishte 10 vite që ishte martuar me bashkëshorten.
Duke fshehur dhunën fizike dhe psikologjike’ të patolerueshme nën pektun e xhelozisë së madhe ai i kishte ndaluar të gjitha lëvizjet dhe nuk e linte të punonte.
Xhelozia dhe sjelljet agresive të dhunës janë shtuar shumë në vitet e fundit. Asnjëherë në drejtim të policisë nuk ka pasur një denoncim nga gruaja dhe nëna e tij, por policia është mësuar me rastin pas informacioneve në rrugë operative dhe ka ndërhyrë, mëson gazetari I Report Tv, Sokol Dema.
Kamerat më banesë i janë gjetur në çdo hapësirë, përfshirë edhe tualetin, të cilat i monitoronte gjithë kohës.
Bashkëshortja e tij, për shkak të situatës shumë të rënduar të dhunës, disa herë më herët ka tentuar të kryej vetëvrasje.
Burime bëjnë me dije se ka dyshime që 35 vjeçari të ketë probleme të shëndetit mendor, por do të jetë ekspertiza që do të bëhet në vijim për të përcaktuar situatën e tij mendore, informon gazetari i Report Tv, Sokol Dema.
Një 35-vjeçar, Jetnor Zh. mbante të mbyllur në banesë gruan, vajzën dhe nënë e tij. Policia e Tiranës, thotë se i riu ndërsa largohej nga banesa i monitoronte me kamerë.
Madje ai u ndalonte edhe komunikimin me persona të tjerë duke u bllokuar valët e telefonit.
"Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në DVP Tiranë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në një familje.
Mbante të mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, sa herë që ai largohej, duke ju ndaluar komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në DVP Tiranë, pas informacionit të marrë se një shtetas, ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, nënën dhe vajzën e tij, sa herë ai largohej nga banesa, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, u arrestua shtetasi Jetnor Zhaboli, 35 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesë, së bashku me nënën dhe vajzën e tyre të mitur.
Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person", njofton policia.
Tani do te kete rast te provoje vete trajtimin qe i bente familjes.
PërgjigjuNga simptomat qe lexova ne nje website tjeter, kjo eshte simptomatika e skizofrenise se tipit paranoid. Dhe per me teper nuk ka nisur ne kete moshe qe ky shafaqet por shume me heret, ne adoleshence.
PërgjigjuBRAVO KOMISARIATI NR1 QE BRENDA NJE JAVE ZBULOVE DISA DHUNUS TE FEMRAVE..... SKA VWND PER KETA PSIKOPATER NE KET VEND....
PërgjigjuSa ka ishtu rastesh neper Shqipni Vermosh-Konispol po nuk munen me kerku nime!!!Kta tipa jan kandidat te isisit.
PërgjigjuIzolojeni ne psikiatri kete qe as njeri nuk mund ta quash. Nuk konceprohet dot kjo qe ka bere as psiqikisht, as moralisht dhe as ligjerisht. Ndoshta ndonje imam qe marton te mitur nga 14 vjece mund ti kete shpelare kafken se tru nuk ka ky.
PërgjigjuBravo shqipet bravo, inatin qe kan me jeten dhe me shtetin e nxjerrin te familja e tyre
PërgjigjuKafshe Albaneze
PërgjigjuNfakt neper vende te tjera skan ndodh kurr kto raste.