Tiranë/ Ndërtohet nga e para kopshti nr 37, Veliaj: Gati për fëmijët! PD kërkon kontratat qirave për 2 çerdhe në Selitë e Linzë

16 Gusht, 15:30| Përditesimi: 16 Gusht, 15:41

  • Share

I ndodhur në njësinë 10, kopshti 37 është ndërtuar nga e para dhe pritet që në fund të gushtit të nisin regjistrimet.

“Do të bëjmë edhe punët e fundit me pastrimin, instalimet e vogla, mobilimin dhe në fund të gushtit do të hapen regjistrimet për fëmijët e banorëve, që janë në kufi mes Njësisë 10 dhe Njësisë 7. Ky kopësht ka qenë i zaptuar, ndaj kam një thirrje: Zaptimi i kopshteve, shkollave dhe çerdheve nuk justifikohet, është diçka që duhet t’i takojë së kaluarës. Më vjen mirë që kemi çliruar edhe hapësirën e fundit, dhe me dëmtimet që patën pas tërmetit disa ndërtesa totalisht të deformuara, patëm mundësinë të bëjmë një ndërtesë të re”

Veliaj tha se Tirana ka bërë revolucion me ndërtimin e infrastrukturave arsimore, duke nisur nga çerdhet e kopshtet.

Por ndryshe mendon opozita. Këshilltarët e saj akuzuan mëngjesin e kësaj të premteje nga dera e bashkisë se shumë familje nuk kanë kopshte e çerdhe afër, e për pasojë përfundojnë në privat.

Këshilltarët e djathtë në Bashkinë e Tiranës, Dorian Teliti dhe Xhonatan Pano kërkuan gjithashtu nga bashkia t’i vihet në dispozicion kontrata e qirave për 2 çerdhe në Selitë e Linzë. Sipas tyre, marrja me qira e ambienteve për këto dy çerdhe është me çmime marramendëse ndërsa thonë se bashkia duhet të bëjë transparencë për paratë e qytetarëve.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 16/08/2024 17:07

    Telti prepara se te kerkosh trasparente nga Bashkia ,bej trasparente per te ardhurat e tua (rrogen )se te jane bere faqet si mullaqe bythe o surrat bythe .

    Përgjigju
    • Baba: 16/08/2024 18:12

      Mara emigrante gjej emer treter se nuk e ha njeri mashtrimin

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?