TIRANË- Një efektiv i policisë së Tiranës dhe vëllai i tij u dhunuan në rrugën “Besim Alla” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:26 minuta në sheshpushimin e një pallati. Polici dhe vëllai i tij janë zënë në pritë nga një grup prej 5 personash, të cilët i kanë dhunuar me shkopinj gome dhe sende të forta.
Shkak për dhunën është bërë një konflikt i vjetër që kanë pasur me vëllanë e policit, i cili u kishte para borxh dhe nuk ua kishte kthyer. Mësohet se ata i kanë kërkuar shumën e parave që pretendonin se ua kishte borxh, vlerë e cila ende nuk është bërë me dije.
Pas dhunës, policia njoftoi se ka arritur të arrestojë një prej autorëve, 29-vjeçarin Blerim Bulica, banues në Tiranë. Ndërkohë, katër personat e tjerë, që janë përfshirë në ngjarje dhe që kanë dhunuar policin dhe vëllanë e tij janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për Besart Bulica, 35 vjeç, Shaban Bulica, 25 vjeç, Bekim Bulica, 31 vjeç, dhe Benard Aliaj, 34 vjeç.
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka arritur të sigurojë edhe dëshminë që ka dhënë i arrestuari Blerim Bulica. 29-vjeçari ka pretenduar se me vëllanë e policit njiheshin prej kohësh dhe kanë pasur sherrin për borxhin. Të dyja palët janë me origjinë nga Kukësi. Ai ka dëshmuar se konflikti ka qenë i hershëm për një shumë parash që nuk u ishte kthyer. Disa herë, sipas tij janë takuar për t'u sqaruar dhe gjatë kohës që kanë komunikuar së bashku kanë përfunduar me fyerje ndaj njëri-tjetrit.
Policia thotë se gjatë konfliktit, efektivit, i cili ishte jashtë shërbimit, i ka rënë arma në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje. Si pasojë e goditjeve që kanë marrë, polici dhe vëllai ndodhen në spital, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, gjatë kontrollit që është ushtruar në shtëpinë e 29-vjeçarit, janë sekuestruar 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Report Tv ka siguruar dëshminë e 29-vjeçarit, Blerim Bulica, i cili u arrestua mbrëmjen e sotme pas dhunës që ushtroi ndaj policit në Tiranë dhe vëllait të tij. I arrestuari Blerim Bulica ka pretenduar se me vëllanë e policit njiheshin prej kohësh, duke qenë se janë nga Kukësi dhe kanë pasur një sherr të hershëm për një borxh të pashlyer.
Disa herë, sipas tij janë takuar për t'u sqaruar dhe gjatë kohës që kanë komunikuar së bashku kanë përfunduar me fyerje ndaj njëri-tjetrit.
Policia ka arrestuar një prej autorëve që ka dhunuar paraditen efektivin e policisë dhe vëllanë e tij në Tiranë. Ndërkohë, katër bashkëpunëtorët e tjerë janë shpallur në kërkim. Në pranga ka rënë 29-vjeçari Blerim Bulica, banues në Tiranë. Në kërkim janë shpallur Besart Bulica, 35 vjeç, Shaban Bulica, 25 vjeç, Bekim Bulica, 31 vjeç, dhe Benard Aliaj, 34 vjeç.
Policia gjeti dhe sekuestroi 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, dhe një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
“Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar "Direction", nga Komisariati i Policisë Nr. 6.
Kapet dhe vihet në pranga pas një ndjekje intensive nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, 29-vjeçari që në bashkëpunim me 4 persona të tjerë të shpallur në kërkim, goditi ditën e sotme dy shtetas (njëri prej tyre punonjës Policie).
Sekuestrohen 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së 29-vjeçarit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën "Besim Alla", gjatë një konflikti disa persona kanë goditur shtetasit E. F., dhe B. F., dhe automjetin e tyre, dhe më pas janë larguar, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Direction".
Pas një ndjekje intensive nga shërbimet e Policisë, është bërë lokalizimi dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasi B. B., 29 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit B. B., 35 vjeç, Sh. B., 25 vjeç, B. B., 31 vjeç, dhe B. A., 34 vjeç.
29-vjeçari, në bashkëpunim me 4 shtetasit e tjerë, rreth orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, në rrugën "Besim Alla", për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasit E. F., (punonjës Policie) dhe B. F., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 29-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, dhe një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedural”, njofton policia.
Rasti nuk është i vetëm ,shumë punonjës sigurie (polici/ ushtri/gradë ) etj i plrdorin uiformat si masë mbrojtëse për të kryerë aktivitet të paligjeshëm!!!! Shumë raste ka patur Në Radhet e tyre ,Populli paguan taksa për Rrogat e tyre qe te ketë rend dhe siguri' atyre u marin armën nga dora i rrajnë i plagosin i shtipin me Makinë ,apo dhe i vrasin polici nuk guxonë të nxjerr Armën,??? Cfarë është frik??? Pasiguri pa Aftësi!!Ata nuk e kuptojnë fare rendësin e Detyrës që kryejnë??? Nuk del rroga Lere punën!!! Por shumica e atye per Atë punë kan kap Miq e kanë dhën lek për të futurë ,Mos po punojn dy punë.per të nxjerr Ato Lekë edhe bejnë favore ketyre grupeve të shperndarjes dhe kur prishen marveshjet kapen Në dru?Cila do Qoftë Arsyeja populli do rend dhe siguri prandaj paguan taksa këto të shikojë Ministri jo të Delirojë me kamer pas vetes e të shes ligje per strehimë e kredi të buta me I 3% si lajme të Reja Ato kan qënë po nuk janë zbatuar:dhe kur jan dhënë i kanë marë Ata të zyrave se terreni të gjatin mer dhe thuaje se 100 kuata në vitë nuk mjaftojnë e ke 180 mijë Administratën per 1000 vetë duhen 10 vite tu vij radha në një ministri etj dhe ketë rritjen rroges 7% të thojë Që nuk janë dhenë.orët shtesë nuk eshtë dhenë page 13 shperblimet per aksionet e sukseshme por mjaftohen me një faleminderit : po kurë patë 10 mijë kerkesa lirimi mbi tavolinë nga keto instucione U Alarmuat se Ngelet pa Qenë Roje se shumica nga ju keshtu i konsideron Ata dhe u betë 900€ rrogen por inflacionin ,e menduat pabarazin me sektorin privat për sa i perket pagave e dini si da cojë spiralen e inflacionit ky presio per pagat, te sektori privat ,!!! APO ju keni varianti puntore nga jashtë kushë do të punojë me 450€ di meroni edhe Ata 30 vite si Shqiptarët?? Kjo eshtë tablo e Qartë e Asajë Që ka Ndodhë me Atë policë Në Ai po mundohet të mbijetoj në tiranë ju Beni politik me 5 mij € rrogë plusë xhepa e xhaketa pa fundë !!!
PërgjigjuPolicia qe duam
PërgjigjuPp pse e mban kot armen o polic pler. Futu nga nje plumb per koke edhe te shpetoje edhe lagja nga ky llum njerezish shpellar me targa angleze.
PërgjigjuGjera qe ndodhin
PërgjigjuPolic patatinash qe i bie pistoleta. Ncncnc
Përgjigju