Tirane - Një person është qëlluar me armë zjarri mesditën e sotme (1 janar 2024) pranë Xhamisë 'Xhura' tek vendi i njohur si ‘Oxhaku’ në Tiranë. Policia e Tiranës informoi se 51 vjeçari Agim Jazaj u qëllua me armë nga Saimir Xhafa i cili më pas u largua në drejtim të paditur.
Report Tv solli pamje nga vendi i ngjarjes ku ekspertë të kriminalistikës rrethuan zonën dhe vijuan mbledhjen e provave materiale që do të jenë të vlefshme për hetimin, ndërsa vijon puna me krehjen e zonës me qëllim arrestimin e tij.
Policia ka shpërndarë foto të autorit dhe vendosur një numër në dispozicion për këdo që do të ndihmojë në arrestimin e tij në këmbim të një shpërblimi prej 5 mijë eurosh.
Ndërkohë Report Tv ka arritur të sigurojë dhe foton e të plagosurit, Agim Jazaj.
Foto: Agim Jazaj, i plagosuri sot tek Oxhaku
Lajmi në përditësim...
Foto: Saimir Xhafa
Ky është Saimir Xhafa, 36 vjeçari të cilin policia e akuzon si autorin e plagosjes së ndodhur mesditën e sotmë në në afërsi të xhamisë "Xhura" tek Oxhaku në Tiranë.
Ai është Saimir Xhafa, i datëlindjes 04 janar 1988.
Policia ka vendosur shpërblim 5 mijë euro për këdo që do të japë informacion duke vendosur në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546 dhe garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.
Lidhur me ngjarjen e ndodhur pak më parë, në afërsi të xhamisë "Xhura", shërbimet e Policisë pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Saimir Xhafa, i ditëlindjes 04.01.1988, banues në Tiranë.
DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.
Identifikohet 51 vjeçari i cili mbeti i plagosur mesditën e sotme në afërsi të xhamisë "Xhura” në Tiranë.
Ai është Agim Jazaj, policia informon se ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim
“Më datë 01.01.2024, në afërsi të xhamisë "Xhura", dyshohet se shtetasi I. A., ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. J., rreth 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.
pse ma ngacmoni salcen ju o djem
PërgjigjuPo' Ty,Gimo,c'te lidh me Visin ,qe shqetesohesh kaq shume?
PërgjigjuKto jane grup kriminal ka mbi 15 vite gjoja me biznese fantazem Pastrojne leket e droges me agjensi funerale dhe bar-kafe dyqane, Ky ka qene dhe ne burg , gjysmen e shokeve i ka te vrare paska shpetu sic duket.. vazhdon saga vis martini dhe cunat me kale
PërgjigjuE lidh i njejti fat mesa kuptohet. Ti mos u nxeh kaq shume o burre se kush kerkon e gjen, kete po thore ky grupi. Asnje ganfester qe ben zhurme nuk del ne pension, prandaj mos u merr me komentet po qe se je trim por shko merru me ata qe i treguan vendin Viit po ta mbajti.
Per qa e lidh me visin pusht mutit