Xheton

Kronikë

Tiranë/ Kishin mbushur lokalin me xhetonë, arrestohet punonjësi, në kërkim pronari

24 Tetor 2021, 16:36| Përditesimi: 24 Tetor 2021, 16:38

  • Share

Arrestohet punonjësi i një lokali në Tiranë dhe shpallet në kërkim pronari, pasi e përdornin ambientin për lojëra fati.

Punonjësi E. X, 47 vjeç, në bashkëpunim me B. H. 36 vjeç tjetrin merreshin me veprimtarinë e kundërligjshme të ushtrimit të aktivitetit në fushën e lojrave të fatit, me ane të aplikacioneve në aparatet celulare, tableta, kompjuterë si dhe duke përshtatur ambiente për lojëra fati.

Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë sekuestruan 4 makineri për vendosjen e xhetonave, një shumë e konsiderueshme parash, disa kompjuterë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Vijon puna për kapjen e personit në kërkim, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në organizimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara, Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara,” “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh”.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?