Foto ilustruese

Tiranë/ Mashtronte se do hapte call center dhe kërkonte para borxh, arrestohet 30-vjeçari nga Kosova! Përfitoi mbi 135 mijë euro dhe nuk i ktheu

24 Prill 2022, 13:31| Përditesimi: 24 Prill 2022, 13:53

  • Share

TIRANË- Një 30-vjeçar ka rënë në pranga pasi përmes mashtrimit ka përfituar shuma të ndryshme parash. Vetëm nga një qytetare, 30-vjeçari Qerim Krasniqi, me origjinë nga Kosova, ka përfituar 135 mijë euro. Krasniqi i ka kërkuar 135 mijë euro boxh me pretendimin e se do hapte një Call center.

30-vjeçari ka mashtruar qytetaren së cilës i ka marrë paratë, pasi nuk e ka hapur biznesin, ndërsa lekët e marra borxh nuk ia ka kthyer më mbrapsht. Hetimi ndaj 30-vjeçarit kishte nisur që prej vitit 2021.  

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Mashtrimi". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?