Tiranë/ Përfshihet nga flakët magazina e një fabrike me pije alkoolike (VIDEO)

28 Janar 2022, 23:48| Përditesimi: 29 Janar 2022, 07:18

  • Share

Tiranë- Një magazinë me lëndë drusore dhe ambalazhe, të një fabrike me pije alkoolike është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45, në rrugën dytësore Vorë-Tiranë dhe nuk raportohet të ketë viktima apo të lënduar.

Sipas burimeve nga Report Tv, në ambientin e përfshirë nga flakët ka vetëm dëme materiale ndërsa ende nuk është zbulur çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Në vendngjarje, siç duken edhe nga pamjet filmike ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

1643410225_zjarr.PNG
Pamje nga vendngjarja

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?