Foto ilustruese

Tiranë/ Përndiqte 46-vjeçaren, arrestohet 59-vjeçari! Në pranga edhe një 31-vjeçar pasi tentoi t'i djegë banesën ish-të dashurës

17 Janar 2022, 10:19| Përditesimi: 17 Janar 2022, 10:20

  • Share

Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar për përndjekje. Ai u arrestua pasi një 46-vjeçare e denoncoi atë në polici se e përndiqte.

Po ashtu ka rënë në prangat e policisë edhe një 31-vjeçar. Sipas policisë ai ka tentuar t'i djegë banesën ish të dashurës, dhe në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?