TIRANË- Një grua 42-vjeçare u arrestua pasi mashtronte shitësit e dyqaneve në Tiranë duke blerë produkte pa paguar me pretendimin se ishte punonjëse policie dhe funksionare në institucione të ndryshme. Operacioni “Premtimi” vuri në pranga gruan Elvira Lani e cila u paraqiste shitësve dokumente të ndryshme, ndërsa kishte edhe radio si të policisë.
Ajo u arrestua në flagrancë pas denoncimeve të disa pronarëve të dyqaneve se gruaja u merrte produkte me mashtrim duke thënë se do i paguante në një moment të dytë. 42-vjeçarja kishte edhe pasaportë false diplomatike, distinktiv dhe dokumente të tjera institucionesh.
"Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nisur nga kallëzimet e bëra nga disa pronarë dyqanesh për një shtetase që merrte produkte të ndryshme dhe nuk bënte pagesën, me pretendimin se ishte punonjëse policie ose funksionare në institucione të ndryshme shtetërore, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Premtuesi ”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasja: E. L., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.
Kjo shtetase, duke u prezantuar si punonjëse policie apo me funksione në institucione të ndryshme shtetërore, shkonte në dyqane të ndryshme dhe merrte artikuj të ndryshëm pa bërë pagesën ose me justifikimin se do të paguante më vonë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një radio e ngjashme me atë të punonjësve të Policisë, pasaporta dhe dokumente të ndryshme identifikimi, një distinktiv dhe sende të tjera të kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”", njofton policia.
Elvira Lami dhe dokumentet e fallsifikuara
Report Tv mëson se 42-vjeçarja e arrestuar ditën e sotme se shkonte në dyqane dhe merrte artikuj pa pagesë me justifikimin se do i paguante më vonë është Elvira Lani . Report Tv ka siguruar foton. Lani është drejtoreshë e Përgjithshme e Koordinimit te Agjensia Investigative 'Stop Krimi', një OJF.
I ziu burr nuk e di qe e ka gruan rrugace eh.....
PërgjigjuOrganizata ne fjale eshte fund e krye nje organizate mashtruese qe leshon deshmi dhe distinktiva qe personat posedues i keqperdorin edhe per akte kriminale sic eshte rasti ne fjale! Eshte e shtrire edhe neper qytete te tjera jo vetem ne Tirane. Makinat e tyre vendosin logot dhe parkojne kundervajtje....Prokuroria duhet te hetoje edhe financat e kejat organizate, nga kush financohet dhe cili eshte destinacioni i parave qe qarkullojne.
PërgjigjuN.q.s dikush duhet te denohet dhe diskretitohet eshte kjo bucja me syte e bukur,turpin elegant.ata qe I dhane detyren keto dy gjera vlersuan,dinte dhe ajo ku e leshonte
PërgjigjuShkurt muhabeti nuk dini gjo çfare ka perfitu dhe qysh. Ka pas nje radio me ngjyre te zeze dhe pashaporte, dhe kjo ka mjaftue me e arrestu dhe me e turperu ne televizor. Hajd s'ka gjo se i paguan shteti demshperblim si perhere.
PërgjigjuAjo I paska thyer tabute e policise imagjinare... Policia pyjore Apo gojore!? Se kete nuk kuptova hahahah sa te mir ka ketu edhe sidomos zonja... Ah e mjera shqiperi...
PërgjigjuKjo tregon se:populli eshte i nenshtruar nga funksionaret ne pushtet,keshtu qe genjehet leht edhe nga mashtrus/e te till.Popull i dashur....,boll i mbajtet ne qaf plehrat e ketij vendi,shkunduni e ngrini koken,djersa e derdhur per te fituar dy lek,nuk i dhurohet asnjerit....kushdo qofte ai/ajo :
PërgjigjuMir ua ka bere . Edhe presidente te ishte , malli paguhet gjithmone.
PërgjigjuQenka edhe profesioniste edhe ajke e kesaj shoqerie... Ah testi psikologjik edhe mer nga rruga e fut ne pozicione kyce... Gojore edhe akullore...